MENU
klinika

Tirana qyteti më i preferuar

Pronat/ Shtetasit e huaj dhe emigrantët blenë një të tretën

28.09.2021 - 10:16

32% e pronave të shitura në Shqipëri gjatë gjysmës së parë të këtij viti u blenë nga individë me banim jashtë vendit.

Vrojtimi periodik i Bankës së Shqipërisë për tregun e pasurive të paluajtshme dhe indeksin e çmimeve të banesave tregon se blerësit jorezidentë vazhdojnë të kenë një peshë të konsiderueshme në transaksionet e tregut të pasurive të paluajtshme në vend. Megjithatë, pesha e blerësve jorezidentë ndaj totalit ka pësuar një rënie të lehtë nga niveli 36% i dy gjashtëmujorëve të mëparshëm. Pothuajse 40% blerësve me banim jashtë Shqipërisë raportohen si rezidentë në Bashkimin Europian.

Raporti i numrit të pronave të shitura për jorezidentët ndaj numrit total të pronave të shitura në vitet e fundit është rregullisht sipër nivelit të 30%, çka dëshmon se pesha e lartë e blerësve nga jashtë nuk përbën një zhvillim të përkohshëm. Nëse emigrantët kanë qenë gjithmonë një faktor me ndikim të konsiderueshëm në tregun e pasurive të paluajtshme, vitet e fundit është vërejtur një rritje e shtetasve të huaj që zgjedhin të blejnë prona në Shqipëri, sidomos në zonat bregdetare. Kërkesa nga të huajt ose shqiptarët me banim jashtë vendit është një faktor plotësues që shpjegon rritjen çmimeve të pasurive të paluajtshme në vitet e fundit.

Në mesin e këtij viti, Indeksi Fischer i çmimit të banesave në rang vend, që llogaritet nga Banka e Shqipërisë, është rritur me pothuajse 50% që prej vitit 2013. Gjashtë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, rritja vjetore e çmimeve rezultoi 6.7%. Rreth 2/3 e subjekteve të intervistuara presin që çmimet e banesave të mbeten të pandryshuara gjatë gjysmës së dytë të vitit 2021, ndërkohë që pjesa e atyre që mendojnë se do të rriten është sa 28% numrit total të përgjigjeve.

Agjentët e pasurive të paluajtshme shprehen se blerjet nga shtetasit e huaj apo shqiptarët me banim jashtë vendit kanë një rol të rëndësishëm në këtë treg. Sipas tyre, së fundmi në treg po shfaqen shumë blerës nga Kosova, që interesohen për prona jo vetëm në bregdet, por edhe në Tiranë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, numri i pronave të shitura nga subjektet e anketuara u rrit në gjashtëmujorin e parë të këtij viti me 12% krahasuar me gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar, por ishte më i ulët me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në total, firmat dhe agjentët e anektuar raportuan 709 transaksione gjatë gjashtëmujorit të parë 2021. Sipas agjentëve, gjysma e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. 80% e këtyre pronave rezultojnë të blera me kredi që mbulojnë deri në 60% të vlerës./Monitor

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trualli, taksat e rritura dhe kostot e shtuara për punëtorët

Pse çmimet e shtëpive në Tiranë do rriten akoma?

Çmimet e aprtamenteve janë shtrenjtuar 70% nga…

Ndërtuesit, pritshmëri rekord për rritjen e çmimeve