“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Çfarë e shkakton anoreksinë nervore?
Mjeku: Disa faktorë që mund të rrisin rrezikun përfshijnë:
të qënit kritikë rreth zakoneve të ushqyerjes, peshës dhe formës trupore
histori të vënies në lojë ose bullizmit, veçanërisht rreth peshës ose formave trupore
të ndjerit e presionit të shoqërisë ose të profesionit të tyre për të qënë të dobët e të hollë
vetëvlerësim i ulët
prania e ankthit
të paturit e një personaliteti, i cili priret drejt obsesioneve ose perfeksionizmit
histori të abuzimit seksual
histori të të mbajturit të dietave
presion për t’u përfshirë dhe përshtatur me normat kulturore, të cilat nuk janë të tyre
përjetim i racizmit
Për disa njerëz anoreksia nervore zhvillohet si një mënyrë për të fituar kontrollin në disa fusha të jetës së tyre. Duke qënë se njeriu mund të ushtrojë kontroll mbi marrjen e ushqimit, kjo e bën të ndihet i suksesshëm dhe në këtë mënyrë kjo sjellje vazhdon.
Faktorët biologjikë dhe gjenetikë
Një njeri mund të ketë rrezik më të lartë për të zhvilluar çrregullim të ngrëni nëse:
një i afërm i shkallës së parë ka patur një çrregullim të ngjashëm
ka një histori familjare për depresion ose probleme të tjera të shëndetit mendor
ka diabet tip 1
Në 2015-ën, studiuesit gjetën se njerëzit me anoreksi nervore mund të kishin përbërje të ndryshme mikrobiale të zorrëve krahasuar me ata që nuk vuanin nga kjo gjëndje. Kjo mund të nxisë ankthin, depresionin dhe rënien e mëtejshme në peshë.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.