Luana Vjollcën nuk e pamë askund këtë sezon të ri në ekran dhe fansat sigurisht ia kanë ndjerë mungesën, duke e pyetur vazhdimisht për planet e saj.
Ndaj, pas gjithë kësaj dashurie nga ndjekësit, që duhet thënë që janë shumë besnikë, Luana ditën e djeshme shkroi në Instastory se po kalonte ditë të vështira, me ndjesinë më të bukur falë tyre, dhe lajmëroi se do të sqaronte të gjitha lëvizjet e saj, bashkë me arsyet
Pritja nuk zgjati më shumë: Sot, moderatorja e dashur për publikun, ka bërë një sqarim të gjatë në Instagram, që siç shkruan ajo e ndjen si “detyrë”.
“Arritja më e madhe në këtë profesion qenka kur njerëzit t’i marrë malli për ty në ekran, aq shumë sa të merr ty malli për duartrokitjet e tyre”, shkruan Luana, duke shtuar se fakti që i ka ndjekësit në krah në çdo kohë, ia ka lehtësuar peshën e vendimeve ndoshta dhe pa dëshirën e plotë.
Më pas, ajo ka konfirmuar largimin e shumëpërfolur nga “Top Channel”, duke shkruar: “Nga ky sezon nuk gjendem nën logon e Top Channel. Prandaj si rrjedhojë, këtë sezon të shtunën mbrëma nuk do ta ndajmë bashkë duke luajtur qeshur e argëtuar me ‘Shiko Kush Luan’”, duke e konsideruar këtë televizion si “shtëpinë” ku u rrit dhe u zhvillua për 15 vite.
Meegjithatë, moderatorja jep edhe një lajm të mirë: Ajo po vjen me një projekt të ri, “Thuaje”, të cilin e ndau edhe me të ftuarit në festën e 30-vjetorit, pak javë më parë.
Luana e mbyll sqarimin e saj, duke premtuar se nuk do t’i lërë në baltë ndjekësit, e se po punon për të qenë shumë shpejt pranë tyre. Ndaj ne na mbetet të presim projektin e bukuroshes, që për 15 vite ka zbukuar ekranin, e sigurisht që është një nga më të dashurat e publikut, me lirshmërinë dhe energjinë e saj pozitive!