28.09.2021 - 20:52
Tjetër rezultat zhgënjyes për Inter-in në Champions League. Zikaltrit, në fakt, nuk kanë arritur të shkojnë më larg se nëj barazim pa gola në fushën e Shakhtar Donetsk, në javën e dytë të fazës me grupe të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.
Të dy ekipet kanë shpërdoruar disa raste të pastra për gol, veçanërisht dyshja e miqve Lautaro-Dzeko. Portieri 37-vjeçar i Shakhtar, Pyatov, ka qenë protagonist në minutat e fundit me dy prije të jashtëzakonshme.