MENU
klinika

Efektivi vdiq në krye të detyrës

Saimir Tahiri reagon për vrasjen e policit: Miku im i panjohur, pagove me jetë shpirtin e vrarë të shumë të tjerëve!

28.09.2021 - 21:59

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reagur për vrasjen e efektivit të policisë Saimir Hoxha ditën e sotme në Lezhë.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri shkruan se polici Hoxha do të jetë një “Yll” në murin e kujtesës dhe ndërgjegjen njerëzore.

“Prehu ne paqe miku im i panjohur. Pagove me jete, shpirtin e vrare te shume te tjereve! Yll ne Murin e Kujteses, e ne ndergjegjen tone gjithashtu”, shkruan Saimir Tahiri.