MENU
klinika

Bërnabiç flet për shëndetin e Vuçiç

“E ka lënë Kosova pa gjumë! Iu dobësua imuniteti prej stresit”

29.09.2021 - 11:58

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiç tha të mërkurën se presidentit serb Aleksandar Vuçiç i ka rënë gripi.

“Ai nuk po pushon, mund ta them. Do të doja që ai të pushonte edhe pak. Ai është nën një tension të tmerrshëm, natyrisht, për gjithçka që po ndodh në Kosovë, nuk ka fjetur për net të tëra. Atë e kapi gripi dhe të gjitha këto. Imuniteti i tij u dobësua, natyrisht, nga ato përpjekje dhe nga ai stres“, tha Bërnabiç për televizionin Happy.

Këshilltarja për media e presidentit serb Suzana Vasiljeviç tha të martën se Vuçiç kishte anuluar takimet me ambasadorët rusë dhe kinezë me këshillën e mjekëve.

Fjalimi i paralajmëruar i presidentit serb në konferencën dy ditore “Ballkani Perëndimor, një rajon, një treg, një hap drejt tregut të përbashkët të BE-së”, i cili fillon të mërkurën në Novi Sad, gjithashtu u anulua.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Anulon të gjitha takimet

Vuçiç probleme me shëndetin