MENU
klinika

"Iu dha ndihma e parë, presim ekspertizën"

Drejtori i spitalit të Pogradecit flet për vdekjen e mësueses

29.09.2021 - 13:23

Shefi i Shërbimit në spitalin e Pogradecit Vasfi Topçiu ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me rastin e vdekjes së mësueses 46-vjeçare Anila Bazelli. Në një deklaratë për mediat ai është shprehur se shërbimi i urgjencës i ka dhënë ndihmën e nevojshme pacientes ndërsa për informacion të plotë shtoi se janë në pritje të ekspertizës mjeko ligjore.

“I shprehim ngushëllimet për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Personeli i urgjencës në spital pas paraqitjes së të sëmurës i është përgjigjur gjendjes së saj duke i dhënë ndihmën e parë. Jemi në përgjigje të ekspertizës mjeko-ligjore. Nuk kam asnjë deklaratë tjetër për të bërë”, u shpreh ai jashtë dyerve të spitalit.

Mësohet se 45 vjeçarja Anila Bazelli ka pasur probleme me rrugët e frymëmarrjes (astmë) dhe mjekohej në kushtë shtëpie. Ajo ishte e pajisur me një pompë që e përdorte për të ndihmuar në frymëmarrje sa herë haste probleme.

Ajo paraqitej në Shërbimin e Urgjencës në Pogradec herë pas here në varësi të ecurisë së gjendjes shëndetësore ku edhe merrte shërbimin e duhur. E njëjta gjë ka ndodhur edhe mbrëmë, ndërsa mjekët dyshojnë se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe të panjohura më parë.