Jo vetëm specialistë dhe analistë të futbollit, por edhe UEFA i jep të drejtë Milanit, për sa i përket çështjes së arbitrit kryesor të ndeshjes Milan-Atletico Madrid, e zhvilluar të martën në mbrëmje për fazën e grupeve të Champions-it.
Arbitri turk Cakir akordoi në sekondat e fundit të lojës një penallti për “Los Colchoneros” nga ku i dha fitoren me përmbysje 1-2 dhe që në fakt penalltia ishte e dyshimtë nga prekja e dyfishtë e dorës si të lojtarit të skuadrës spanjolle, por edhe të kuqezinjve.
Sipas asaj që raportojnë të gjithë mediat botërore, arbitri turk Cakir pritet që të ketë një dënim nga organet kompetente të UEFA-s, i cili pritet ta pësojë edhe arbitri i VAR-it, Bitigen, i cili ishte vendimtar për fatin e këtij takimi.
Cüneyt Çakir vs Milan | Excellent decision making & worldclass game management | The next Pierluigi Collina 🤔🔥 ?
pic.twitter.com/Rwnx5v2cFI https://t.co/2RrNl6kTSS
— Karim (@Futball_Karim) September 29, 2021