MENU
klinika

Aktori britanik

“People” zgjedh mashkullin më seksi në planet

06.11.2018 - 17:19

Prej vitesh, revista prestigjioze “People” zgjedh mashkullin më seksi në planet dhe për këtë vit ky titull ka shkuar për aktorin Idris Elba.

Aktori 46 vjeçar tërhoqi fillimisht vëmendjen me serialin e HBO, the Wire. Ai shijoi gjithashtu një sukses të jashtëzakonshëm me rolin e Heimdall në Thor dhe numëron interpretime mjaft të vlerësuara nga kritika, si ai i Mandelës në filmin mbi jetën e revolucionarit kundër aparteidit.

Kur e njoftuan për këtë vlerësim, Elba u shpreh “Eshtë një surprizë shumë e këndshme; me siguri që më përkëdhel sedrën”.

Elba është mashkulli i 33-të që e fiton këtë titull nga revista People. I pari që u etiketua si burri më seksi në planet ishte Mel Gibson në vitin 1985-së. Ndërsa fituesi i vitit të kaluar ishte këngëtari i muzikës country, Blake Shelton.

Ku do ta shohim këtë të dielë

Sara Hoxha, rikthehet në ekran!

Bëri një dalje publike dhe pati sërish shumë kritika

Meghan Markle: Ndihem personi më i keqtrajtuar në botë!