Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar rëndë kryetarin e PD-së Lulzim Basha, duke e quajtur “peng”, “të pabesë” dhe “besëprerë”.
Berisha tha nga “Foltorja” e Shkodrës, se propaganda e qeverisë është vënë në mbrojtje të Bashës, por e quajti atë “të pashpresë”.
“Ju konstatoni të dashur miq se në mbrojtje të peng-kryetarit është vërsulur e gjithë propaganda e qeverisë. Përpiqen të paraqesin variante nga më të ndryshmet, por e vërteta është se pengu është krejtësisht i pashpresë. A është kjo një çështje mes Berishës dhe Bashës? Jo, unë kam të drejtë të them që kjo është një çështje mes të pabesit, mes besprerit dhe njeriut me besë. Por nuk e them këtë. Kjo është një çështje për pluralizmin politik që s’ka qenë kurrë në gijotinë siç është sot”, deklaroi Berisha.