Ti je më dikushi se Albin Kurti, presidente!
Ti je këtu ku je, pa pasur ‘ushtri paramilitarësh’ pas vetes, pa frymëzuar vdekje, vrasje e vetëvrasje.
Je këtu ku je, duke u vetëmbrojtjur dhe duke ua luajtur lojën mashtruesve, pra duke i mashtruar-mashtruesit (që nuk është gabim), je këtu ku je pa e kërcënuar askend me likuidim!
Ti duhet ta dish se gazetarët e Kosovës e kanë bllokuar mundësinë e komentimeve, sherri ‘talibanëve të Albin Kurtit’.
Kështu kaq keq ka qenë situata veç në kohën e Millosheviqit.
Ti ke arritur këtu ku je, e vetmuar, duke i pasur të gjithë kundër!
Albin Kurti ka arritur këtu ku është duke e mohuar shtetin e Kosovës, duke e mohuar çdo vler;
duke e mohuar dhe përqeshur Lirinë;
duke e krahasuar flamurin e Kosovës me ‘lara’;
duke i treguar Amerikës se ‘shqiptarët nuk janë me Amerikën’;
duke e mohuar pavarësinë e Kosovës,
duke e përdorë sentimentin e bashkimit kombëtar;
duke i keqpërdorur të pakënaqurit, diasporën dhe të gjithë pa përjashtim, edhe fëmijët!
Duke i shfrytëzuar gratë dhe burrat t’i kallin Instutucionet, duke i shfrytëzuar të gjithë si ushtarë të tij dhe në fund duke i hudhur në rrugë!
Ka premtuar Vetëvendosje-jo negociata;
Ka premtuar se s’do të ketë marrëveshje me Serbinë -pa kërkuar falje Serbia për krime.
I ka manipuluar gratë e dhunuara në luftë;
I ka manipuluar familjarët e të zhdukurve;
I ka mashtruar viktimat, dhe të gjithë shqiptarët pa përjashtim, përveç Serbinë.
Serbinë e ka befasuar për të mirë!
Kryeministri Albin Kurti nuk i kërkon Serbisë të na kërkojë falje!
Ua paguan rrymën serbëve të Veriut!
Paramilitarëve serbë u jep rroga pa punuar!
Ua ka hequr qafe policinë e Kosovës nga Veriu!
I lejon targat ilegale në Veri, në kundërshtim me
Ligjin!
Pra, Albin Kurti po bën krime shtetërore në favor të Serbisë!
Përndryshe, budalla më i madh e di se Serbia nuk pajtohet me asnjë marrëveshje që nuk i konvenon!
E ti, presidente,
Ti ke qenë dhe je e vetmuar, nuk ke pasur parti, Ty nuk të do kush, e ke huazuar dashurinë e votuesve të Albin Kurtit (dashuria e votuesve t’u, varet nga urdhëri i Albin Kurtit. Nëse u thotë ai ‘gjuajeni Vjosën me gurë-të gjuajnë).
Ti je presidente e Kosovës dhe peng i ‘votuesve’ të Albin Kurtit.
Ty nuk të duhen votuesit e Tij, sherri i të cilëve ndjehesh dhe vepron si Presidente e varur, e frikësuar nga braktisja!
Dikush duhet t’i bëjë për vete 60 për qind të shqiptarëve që nuk votojnë.
Nëse bindesh se je më dikushi se Albin Kurti-edhe pavarësohesh nga Ai, edhe e ‘çliron’ Republikën.
S’di pse s’po bindesh!
Nëse edhe Amerikën e jep për Vetëvendosjes – atëherë s’ka psikolog që të merr n’dorë!
P.S. E Dr. Vdekja dha dorëheqje!
Kriminelët nuk japin dorëheqje, kriminelët shkarkohen dhe përfundojë në burg.
Veprimet e Arben Vitisë gjatë pandemisë kanë qenë të dëmshme, të rrezikshme dhe vdekjeprurëse për popullin dhe për shtetin!
Deri tani kemi pasur punë me qeveritë e rrezikshme për xhep,
tash kemi punë me qeverinë e rrezikshme për jetë.
Qeveria Kurti është e rrezikshme për jetë!
Pa kurbana këta nuk ekzistojnë!
Dikush duhet të ‘vdes’ që këta të jetojnë!