Do të jetë modelja Elsa Hosk ajo që do të mbajë veshur këtë vit recipetat e rralla 1 milionë dollarëshe, “Dream Angels”. Për krijimin e recipetave që kanë plot 2100 gurë të çmuar, u deshën 930 orë.
Modelja suedeze është padyshim një përzgjedhje që nuk zhgënjen. Ajo i bashkohet mbretëreshave të tjera të pasarelës që kanë mbajtur recipetën e ëndrrave: Tyra Banks, Heidi Klum, Gisele Bunchen, Miranda Kerr e Lais Ribeiro e show-t të 2017-tës.
Këtë vit, ndërkohë nga Victoria’s Secret ka një risi: firma e famshme amerikane e të brendshmeve ka vendosur të hedhë në treg edhe një variant nga i cili mund të përfitojnë edhe njerëzit e thjeshtë.
Ai do të përbehet po nga kristale Swarovski, vetëm se jo diamante si në rastin e parë dhe do të kushtojë 250 dollarë.