MENU
klinika

Nuk i mjaftojnë as emigrantët

‘Shkrin’ Greqia, popullsia tkurret me 500 mijë në 9 vjet

02.10.2021 - 11:14

Popullsia e Greqisë ka shënuar rënie të vazhdueshme që pas vitit 2010 dhe sipas të dhënave të deri tanishme popullsia është tkurrur në 450,000-500,000 gjatë 9 viteve, shkruan kathimerini.

Gjatë 9 viteve të fundit, përkatësisht nga viti 2011 deri në 2020, bazuar në statistikat e ELSTAT, popullsia greke u ul me 3.7% (-405,000-500,000 njerëz).

Por tendencat në nivel rajonal janë të ndryshme. Shumica e prefekturave (39/51) regjistruan rënie të popullsisë dhe vetëm një pakicë (12/51) shënoi rritje. Sipas të dhënave, vetëm katër prefektura regjistruan rritje të konsiderueshme të popullsisë së tyre: 3-6%.

Më e rrezikuar është pjesa e Greqisë Kontinentale ndërsa ishujt pritet të kenë rritje të popullsisë për shkak të emigrantëve. Ndërsa për sa i përket bilancit lindje-vdekje në nivel kombëtar, sipas të dhënave të siguruara gjatë 9 viteve, shifra mbetet në 223 mijë.

Emigrantët mund të luajnë një rol vendimtar në ndryshimin e popullsisë. Por gjithsesi nëse situata vazhdon të mbetet e tillë, pas 20 viteve Greqia do të ketë një milion më pak banorë në krahasim me sot

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi