MENU
klinika

Mohon Presidenti Vuçiç

“S’kam folur kurrë me Veselinoviçin dhe as me…”

02.10.2021 - 11:18

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciç, ka thënë se një herë ka pasur rastin të kontaktojë me Zvonko Veselinoviçin, ndërsa për Milan Radojiçiçin thotë se s’ka folur anjëherë.

Kjo deklaratë pak e besueshme e presidentit të Serbisë vjen pas akuzave të politikanes serbe Marinika Tepic, e cila ka thënë se Vuçiç kontakton me Veselinoviçin dhe Milan Radojiçiçin, shkruan N1 trasnmeton Express.

“Unë kam të drejtën që t’iu them, mendoj që e kam parë dy herë Zvonko Veselinoviqin në Kosovë dhe gjithmonë kam folur publikisht. Menoj që ne s’kemi pasur kontakt me njëri-tjetrin. Unë as nuk e kam numrin e tij në telefon. Ndoshta teksa kam biseduar me dikë rreht Kosovës dhe ai ka qenë prezent. Unë mendoj që s’kam biseduar asnjëherë në jetën time me Milanin. S’kam folur asnjëherë derisa ai ishte prezent në takimet ku flasim për njerëzit tanë në Kosovë dhe me përfaqësuesit e Listës Serbe. Në asnjë mënyrë tjetër”, ka thënë Vuçiç.

Por redaktorja e portalit Kossev, Tatjana Lazarevic, ka thënë për N1 se besohet që Veselinoviç dhe Radojiçiç janë dy emrat që ushtrojnë ndikimin e tyre në veri të Mitrovicës pas një raporti shumë të ngushtë që kanë me udhëheqjen e partisë së Aleksander Vuçiçit.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë