MENU
klinika

“Foltorja” e Berishës dhe plani për bashkëqeverisje PD-PS

Meta: Pas 24 korrikut do të kemi kohë të gjykojmë për…

02.10.2021 - 11:41

Presidenti i vendit Ilir Meta në një prononcim për media nga qyteti i Pogradecit, komentoi zhvillimet më të fundit politike në vend.

Teksa u pyet mbi përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së, Meta zgjodhi të mos bënte një koment, duke thënë se nuk dëshiron të përfshihet në debatin e brendshëm të partive politike.

Për sa i përket aktualitetit politik Meta tha se do ta komentojë atë pasi të ketë përfunduar mandati i presidentit më 24 korrik. Sipas tij pas kësaj date do të ketë kohë që të japë gjykime mbi politikën për 3 dekadat e ardhshme.

Pyetja: Sa mund të ndikojë lëvizja e zotit Berisha me foltoren dhe takimet që po bën me bazën?

Nuk dëshiroj të komentoj zhvillimet e brendshme në asnjë forcë politike. Duhet t’i zhvillojnë debatet e brendshme në mënyrë demokratik. Demokracia nuk është e dhënë njëherë e përgjithmonë, këtë e kemi mësuar në këto 3 dekada, ajo ka ulje ngritjet e saj. Shpresojmë të gjithë t’i përmbahen parimeve më bazike të shtetit të së drejtës dhe demokracisë.

Nuk dëshiroj të bëhem pjesë e këtyre debateve. Do të kemi kohë t’i gjykojmë pas 24 korrikut për tre dekatat e ardhshme. Duhet që çdo forcë të zbatojë parimet demokratike. Nuk ka përpjekje në botë të realizojë atë skenarm, për të lënë Shqipërinë pa opzitë. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë të pranojnë modele që nuk i gjejmë në kontinentin ku jetojmë, por që janë në kontinente të tjera.