02.10.2021 - 14:06
Qytetarët e Shkodrës kanë marshuar në mënyrë sensibilizuese ditën e sotme, pas ngjarjes tragjike të vrasjes së nënkomisarit të Lezhës, Saimir Hoxha dhe vetëvrasjes së autorit, Aldi Rama.
Me pankarta në duar ata kanë zgjedhur që protestojnë në mënyrë paqësore për drogën, një nga problemet më të shumta të shoqërisë shqiptare dhe gjithë botës e pasojat që shkakton.
Përmes pankartave me mesazh shumë të madh, ata kanë lartësuar figurën e policisë shqiptaere, e cila dita ditës sa vjen e nënvlerësohet.
“Ndal drogës! Respekt policisë!”
“Jeta është një dhuratë e çmuar, mos e humb për shkak të drogës”, shkruhej në disa prej pandkartave.