MENU
klinika

Me gomone nga Vlora drejt Italisë

Parandalohet trafiku i klandestinëve egjiptianë

03.10.2021 - 11:50

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Vlorës, mes tyre edhe një egjiptian, pasi u kapen në tentativë për të trafikuar drejt Italisë me gomone 15 klandestinë nga Egjipti.

Mësohet se në pranga janë vënë shtetasit Klodian Gjikondaj, Mohamed Sherif, Fatjon Belaj, Robert Hysa dhe Arjol Lleshi. Ndërsa u shpall në kërkim një tjetër person, si autorë i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Policia thotë se këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë transportuar nga Tirana në qytetin e Vlorës 15 shtetas të huaj (egjiptian), duke i transportuar më pas në rrugë tokësore me automjet deri në qytetin e Orikumit, duke vijuar udhëtimin në këmbë deri në vendin e quajtur “Gjiri i Bristanit”, nga ky dyshohet se do të siguronin kalimin e tyre me mjete lundruese drejt Italisë, kundrejt shpërblimit monetar.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor “Bristani”, për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të migrantëve nga vendet e treta.

Operacioni i zhvilluar nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore në DPPSH, Delta Force dhe Guardia di Finanza.

Vihen në pranga 5 shtetas si dhe shpallet në kërkim një tjetër, si autorë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore në DPPSH, Delta Force dhe Guardia di Finanza, pas informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacion policor të koduar “Bristani”, në kuadër të cilit bënë kapjen dhe ndalimin e 5 autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve:

-K. Gj., 38 vjeç, banues në Vlorë;

-M. Sh., 61 vjeç, me shtetësi Egjiptiane;

-F. B., 36 vjeç, banues në Vlorë;

-R. H, 44 vjeç, banues në Tiranë;

-A. Ll., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. L., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet dhe provat e siguruara ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë transportuar nga Tirana në qytetin e Vlorës 15 shtetas të huaj (egjiptian), duke i transportuar më pas në rrugë tokësore me automjet deri në qytetin e Orikumit, duke vijuar udhëtimin në këmbë deri në vendin e quajtur “Gjiri i Bristanit”, nga ky dyshohet se do të siguronin kalimin e tyre me mjete lundruese drejt Italisë, kundrejt shpërblimit monetar.

Vijon puna hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, me qellim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë