MENU
klinika

Në rënie vala e shkaktuar nga Delta

Alimehmeti: Duhet kujdes, ka ende transmetim komunitar

03.10.2021 - 18:19

Vala pandemike e krijuar nga varianti Delta është në rënie. Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se prej dy javësh rastet e reja po bien e po ashtu dhe rastet totale duke treguar kështu që edhe kësaj vale po i vjen fundi. Por ai apelon që ende të kemi kujdes pasi virusi është prezent.

“Pjesa e valës kaloi dhe jemi në zbritje. Akoma është në transmetim komunitar”, tha ai.

Por a do të jetë kjo vala e fundit e pandemisë së shkaktuar nga virusi Sars-Cov-2?

“Ndoshta nuk do të shohim kështu valësh klasike, por mund të ketë raste. Kujdes, mund të ketë xhepa që janë të paimunizuar, potencialisht në zona rurale më shumë”.

Ekspertët janë të mendimit se një variant i ri që do të mundë Deltën mund të shkaktojë një tjetër valë pandemike, por deri më tani nuk ka asnjë sinjal për të.

Duke qenë se ende ka persona të paimunizuar ekspertët apelojnë së pari për vaksinim dhe më tej ruajtjen e higjienës dhe distancës, për të çuar drejt fundit pandeminë që prej 2 vjetësh ka izoluar botën.