Është vetëdorëzuar në polici autori i vrasjes së 19-vjeçares shqiptare në Mal të Zi, Sheila Bakija.
Mediet fqinje raportojnë se bashkëshorti i të ndjerës, 28-vjeçari Ilir Dokaj, është vetëdorëzuar dhe pritet të përballet me drejtësinë.
Ngjarja tragjike ndodhi katër ditë më parë, ku 28-vjeçari kishte shkuar te shtëpia e shqiptare dhe kishte qëlluar me breshëri plumbash, duke i marrë jetën asaj dhe duke plagosur rëndë babanë e 19-vjeçares.
Për shkak të vrasjes së Sheila Bakija, një numër i madh i qytetarëve u mblodhën dje para stacionit policor në Tuzi, me ftesë të Qendrës për të Drejtat e Grave, për të protestuar, sepse besojnë se agjencitë e zbatimit të ligjit nuk arritën të veprojnë në mënyrë parandaluese për vrasjen e Sheila Bakija dhe plagosjen e babait të saj, Shaban.
Gjokaj do të merret në pyetje sot në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë.