MENU
klinika

Akuza për krime lufte

Del sot para gjykatës Salih Mustafa

04.10.2021 - 11:17

Ditën e sotme ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, i njohur me nofkën “Cali” do të dalë para Gjykatës Speciale në Hagë. Procesi gjyqësor ndaj Mustafës pritet të nisë në orën 09:30. Në këtë seancë do të dëgjohet dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin W01678.

Dëshmitarët e ZPS-së kanë filluar të dëshmojnë në këtë rast nga data 20 shtator, ku deri tani janë dëgjuar dy prej tyre. Gjykimi filloi më 15 shtator 2021 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësueses së viktimave. Ky është gjykimi i parë që ka filluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hasë, e që Salih Mustafa është edhe i arrestuari i parë nga Specialja.

Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm. Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte dhe kundër njerëzimit, dhe u dërgua në objektin e paraburgimit në Hagë.
Seanca e paraqitjes së parë së Mustafës u mbajt më 28 shtator 2020 para gjykatësit të procedurës paraprake, Nikola Giju. Në paraqitjen e tij të mëtejshme, më 28 tetor 2020, Mustafa u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!