MENU
klinika

"Është projekt i Beogradit!"

Deputetët e PD-së kërkojnë diskutime për nismën ‘Open Balkan’

04.10.2021 - 11:57

Ka nisur me diskutime Komisioni Parlamentar në Politikën e Jashtme, ku deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar që të diskutohet nisma për ‘Open Balkan’. Sipas deputetëve të PD-së kjo nismë është një projekt i Berogradit. Sakaq kryetarja e Komisionit u ka kërkuar që të mbledhin firmat dhe thërrasin ministren për diskutime.

Tomor Alizoti: Duam të diskutojmë nismën ‘Open Balkan’

Çollaku: ‘Open Balkan’ është projekt i Beogradit, Rama e përqafon dhe e shet si shpikje të tij. Si ka mundësi të ecet në këtë rrugë. Ne duhet të bashkohemi drejt një qëndrimi. Erdhi presidentja e Kosvës këtu e na tha na e qani hallin. Si mundet të favorizojmë Serbinë

Kodheli: Mblidhni firmat dhe kërkoni ministrin në Komision për të diskutuar ‘Open Balkan’