Ilir Dokaj 28-vjeç, i dyshuar për vrasjen e ish-të fejuarës Shejla Bakija 19-vjeçe, u vetëdorëzua në polici pak pas mesnate, i shoqëruar nga avokati Srđan Lješković.
Dokaj u dorëzua pas pothuajse katër ditësh arratije. Ngjarja e rëndë u regjistrua të enjten e kaluar ku 28-vjeçari shkoi në banesën ku jetonte 19-vjeçarja dhe e qëlloi për vdekje me armë si dhe i plagosi rëndë babanë e saj në Karabuško Polje.
Prokurorja Ana Radoviq do ta marrë në pyetje gjatë ditës në Prokurorinë e Lartë të Shtetit, 28-vjeçarin që nga qytetarët në Malin e Zi është cilësuar si “përbindëshi”
Për shkak të vrasjes brutale, e cila tronditi publikun malazez, të gjithë përfaqësuesit e partive politike reaguan, duke kërkuar nga autoritetet kompetente që autori të sillet para drejtësisë, por edhe të jenë më vigjilent në parandalimin e dhunës ndaj grave, në mënyrë që rastet e ngjashme të mos ndodhin ndodhë përsëri.
Me rastin e kësaj ngjarje një protestë qytetare u mbajt dje në Tuz, duke kërkuar nga Drejtoria e Policisë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Zëvendëskryeministri për Sigurinë Dritan Abazovic të fillojë një hetim urgjent për këtë rast të dhunës ndaj grave, i cili përfundoi në humbjen tragjike të jetës së 19-vjeçare, pavarësisht se dhuna u raportua në polici dhe gjyqësor.
I dyshuari Dokaj ishte i njohur në polici që më parë, pasi më 25 gusht, Shejla e raportoi atë në polici për ngacmim.
“Më 25 gusht 2021, rreth orës 23:00, isha në shtëpinë e prindërve të mi, Karabuško Polje BB, Ilir erdhi, hyri në oborr dhe u ngjit në tarracë. Kur e pashë, u përpoqa ta mbaja derën, por Iliri e shtyu dhe hyri në shtëpi. Pastaj më kërcënoi: Nuk do të ketë asnjë tjetër në qiell apo në tokë. Nuk do të të lejoj të martohesh me një tjetër! Gjaku do të derdhet për këtë gjë! Jeta juaj është në duart e mia! Pastaj ai u largua. Vëllezërit dhe motrat e mia të mitur ishin të pranishëm në shtëpi, të tronditur nga sjellja e Ilirit. Për shkak të gjithçkaje që po më bën Ilir Đokaj, ndihem e kërcënuar dhe kam frikë për sigurinë time ”, ka deklaruar ajo në raportin e saj.