MENU
klinika

Avokatët kërkojnë të plotësohen vendet

Gjyqtarët e Fierit të “djegur” nga Vettingu

04.10.2021 - 12:18

Gjykata e Fierit po punon me numër të përgjysmuar gjyqtarësh duke shkaktuar zvarritje të proceseve gjyqësore. Disa gjyqtarë janë shkarkuar nga vettingu ndërsa të tjerë kanë dhënë dorëheqjen. Për këtë arsye avokatët kërkojnë plotësimin e vendeve vakante sa më shpejt pasi kjo situatë ka sjellë probleme  për klientët e tyre.

“Struktura e Gjykatës së Fierit ka pasur 16 gjyqtarë, sot aktualisht janë 7. Dihet që pjesa tjetër janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqjen.” thotë avokati Ervis Goxhaj.

Zvarritjet kanë prekur proceset civile pasi ndryshe nga ato penale për këto gjyqe nuk ka afate të përcaktuara. Goxhaj thotë se një seancë civile po zhvillohet një herë në 3 muaj nga njëherë në 2 javë që zhvillohej më parë.

“Ka problematika sepse një gjyq civil normalisht zhvillohet njëherë në dy javë, tani po bëhet njëherë në tre muaj. Kjo vjen për shkak të ngarkesës që kanë gjyqtarët. Ka zvarritje, shtrirje në kohë,” shton Goxhaj.

Por megjithëse për çështjet civile nuk parashikohen afate, ka disa lloj gjyqesh të cilat duhet të përfundojnë brenda një kohe të arsyeshme siç janë zgjidhjet e martesave dhe caktimi i pensioneve ushqimore për fëmijët e çifteve që ndahen. Me numrin gjithnjë në rritje të divorceve dhe me 9 gjyqtarë më pak, në gjykatën e Fierit, është krijuar kaos

Avokatët ndërkohë flasin edhe për ndarjen e re territoriale të gjykatave që sipas tyre nuk do t’i japë fund sorrollatjeve të qytetarëve por do të krijojë më tepër probleme. /abcnews.al

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier