MENU
klinika

(Video)

Rindërtimi/ Merr formë kompleksi i pallateve në Lezhë

05.10.2021 - 10:32

400 banorë, që tërmeti i 26 nëntorit 2019 u shkatërroi shtëpitë, do të strehohen në kompleksin e ri të pallateve në Lezhë.

Lagjet e reja, pjesë e projektit të rindërtimit në Durrës, Tiranë, Shijak, Kavajë e Lezhë janë projektuar të kenë disa shërbime si kënde lojërash, parqe, markete, qendra spitale, në mënyrë që të ofrojnë kushtet për mirëqenien e banorëve.

Po ashtu, me lagjet e reja, synohet zhvillimi i zonave të pazhvilluara deri më tani dhe zgjerimi i qyteteve, siç është rasti i Porto Romanos në Durrës.