MENU
klinika

“70 patronazhistë nënpunës të Ministrisë së Shëndetësisë”

Manastirliu i përgjigjet Vokshit: Më vjen keq, ndjesinë që të ka lënë humbja…

05.10.2021 - 12:39

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka reaguar në përgjigje të deklaratave dhe akuzave që bëri sot kryetarja demokrate e Komisionit për Punën Çeshtjet Sociale dhe Shëndetësinë Albana Vokshi.

Gjatë seancës dëgjimore në komision, deputetja e PD, ka akuzuar ministren se gjatë fushatës “ka bërë patronazhisten, duke shkuar shtëpi më shtëpi”. Sipas Vokshit, nga sistemi i patronazhistëve, 70 prej tyre janë nënpunës së Ministrisë së Shëndetësisë.

Në reagimin e saj, Manastirliu i ka kujtuar Vokshit humbjen në Njesinë 9 si përfaqësuese e Partisë Demokratike.

“Më vjen keq, sepse prisja të merreshit me interesin e opinionit publik dhe jo të shfaqnit ndjesinë që të ka lënë humbja. Por edhe në humbje njeriu duhet të ketë klas”, ishte kundërpërgjigjia e Manastirliut.

DEBATI NE KOMISION SOT

Albana Vokshi: 70 patronazhistë nënpunës të Ministrisë së Shëndetësisë. U përdorën për fushatë. Klodi fike. Fike mikrofonin. Do i themi emër më emër, patronazhistët. 50 mijë patronazhistë. Këta duhet të gjykohen. Jeni mazhorancë ilegjitime. MInistrja duhet të ishte dorëhequr. Është përgjegjësja kryesore që kemi gjithë këto vdekje. Patronazhimi, kush shkonte çonte kura dhe tampone në orën 2 të natës.

Klodiana Spahiu: Është mënyra më e shëmtuar të drejtoni komisionet.

Albana Vokshi: E di, e di Klodi që e vërteta ju dhemb.

Klodiana Spahiu: Po ju tërheq vëmendjen. Të kthehemi në normalitet. Nuk mund ta ktheni në një arenë politike për ju. Kjo të jetë hera e fundit. Kjo që bëni ju nuk ndodh në asnjë komision.

Albana Vokshi: Çfarë do bëni ju.

Klodiana Spahiu: Nëse keni bërë ndonjë denoncim në gjykatë.

Albana Vokshi: Nuk ta dhashë fjalën. Mbylle mikrofonin. Nuk do lejoj që këtu të bëhet propagandë. O Klodi mos bëj zhurmuesen këtu.