MENU
klinika

Ligjvënësit amerikanë i drejtojnë letër Presidentit amerikan

“Biden të angazhohet për një zgjidhje mes Kosovës e Serbisë”

05.10.2021 - 15:20

Disa ligjvënës amerikanë i bëjnë thirrje presidentit Joe Biden dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken që të angazhohen për një zgjidhje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë dhe të dyfishojnë vëmendjen e SHBA për zgjidhjen e tensioneve mes dy vendeve.

Siç bën të ditur Zëri i Amerikës, thirrja është bërë përmes një letre të Grupit të Çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan.

“Javën e fundit u shfaq një situatë shqetësuese si rezultat i mobilizimit ushtarak në kufi, duke kërcënuar stabilitetin e pasigurt në rajonin e Ballkanit. Duke pasur parasysh forcën joproporcionale të forcave të armatosura të Serbisë, ne ju bëjmë thirrje që të ripërtërini angazhimin e Shteteve të Bashkuara për t’u siguruar që aleatja jonë Kosova të marrë trajtim të drejtë dhe njohje si vend i pavarur”, thuhet në letrën e ligjvënësve amerikanë.

Ata shtojnë se tensionet u përshkallëzuan kur avionët luftarakë serbë fluturuan pranë kufirit Kosovë-Serbi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


The Guardian: Dy mesazhe shqetësuese!

“BE i frikësohet shkëmbimit të territoreve”


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat