MENU
klinika

“I efektshëm për parandalimin e vdekshmërisë”

Mjeku Alimehmeti publikon rezultatet për ilaçin kundër kovid

05.10.2021 - 20:59

Mjeku i njohur epidemiolog Ilir Alimehmeti jep lajmin se ilaçi ‘Tocilizumabi’ është i efektshëm për parandalimin e vdekshmërisë nga COVID-19.

Në një postimi në Facebook, Alimehmeti ka publikuar rezultatet e studimit të realizuar nga një ekip spanjoll mbi efektin e tocilizumabit te pacientët me forma të moderuara deri në kritike të COVID-19.

Mjeku gjithashtu bën me dije se ky ilaç jepet në fazat e hershme inflamatore (8-15 ditë) në doza të moderuara (400-800 mg) te pacientët me formë të rëndë të Covid-19.

“Tocilizumabi demonstrohet sërish i efektshëm për parandalimin e vdekshmërisë, nëse jepet në fazat e hershme inflamatore (8-15 ditë) në doza të moderuara (400-800 mg) te pacientët me formë të rëndë të COVID-19. Ekipi studiues spanjoll publikoi sot, 5 tetor 2021, në Nature Scientific Reports studimin e tyre multicentrik mbi efektin e tocilizumabit te pacientët me forma të moderuara deri në kritike të COVID-19”, shkruan Alimehmeti.

POSTIMI I MJEKUT ILIR ALIMEHMETI

✅Tocilizumabi demonstrohet sërish i efektshëm për parandalimin e vdekshmërisë, nëse jepet në fazat e hershme inflamatore (8-15 ditë) në doza të moderuara (400-800 mg) te pacientët me formë të rëndë të COVID-19.
🇪🇸Ekipi studiues spanjoll publikoi sot, 5 tetor 2021, në Nature Scientific Reports studimin e tyre multicentrik mbi efektin e tocilizumabit te pacientët me forma të moderuara deri në kritike të COVID-19.
📃Rezultatet:
✅2.71 fish më pak gjasa për mbështetje respiratore (RSR) te pacientët me formë të rëndë;
✅2.82 fish më pak gjasa për mbështetje respiratore (RSR) te pacientët me formët të moderuar;
✅4.82 fish më shumë gjasa për të reduktuar proteinën C reaktive (PCR) te pacientët me formë të rëndë;
✅2.88 fish më shumë gjasa për të reduktuar nivelet e neutrofileve.
👉Nuk pati rol në reduktimin e parametrave të tjerë laboratorikë.
📃Ulja e vdekshmërisë (te rastet e rënda, kur u trajtuar me dozë 400-800 mg në fazën e hershme inflamatore):
👉4.1% vdekshmëria te pacientët e rëndë të trajtuar me tocilizumab;
👉25.7% vdekshmëria te pacientët e rëndë të grupit të kontrollit;
✅25.7 / 4.1 = 6.27 fish ulje e riskut të vdekshmërisë te pacientët e rëndë të trajtuar me 400-800 mg tocilizumab në fazën e hershme inflamatore.
⚠Element i rëndësishëm që bie në sy:
👉Studimi është çuar për botim më 16 maj 2021.
❓Studimi është publikuar sot, 05 tetor 2021, pra mbi 4 muaj e gjysëm më vonë.
❗Këto humbje kohë shpesh çojnë në vonesë/mungesë trajtimi të përshtatshëm për pacientët në kohën ndërmjet.