MENU
klinika

COVID-19

Hapen gradualisht universitetet në Greqi

06.10.2021 - 09:20

Nën protokolle shëndetësore, me dokument të detyrueshëm për Kovid-19, si për studentët ashtu edhe për pedagogët me prani fizike, pas pothuajse 19 muajve nga sot gradualisht hapen universitetet në Greqi.

Edhe pse për sot u caktua fillimi zyrtar i vitit akademik, megjithatë, një pjesë e Universiteteve, nga të cilët dy në Selanik, dy në Athinë dhe një Lezbos, si dhe disa fakultete komunikuan se fillimin e anulojnë për një javë që të përgatiten më mirë për zbatimin e protokolleve shëndetësore.

Për profesorët dhe për studentët nevojitet certifikatë e domosdoshme për vaksinim me 14 ditë të kaluara nga doza e dytë ose vërtetim që e kanë kaluar Kovidin në gjashtë muajt e fundit ose PCR negativ/rapid test, që do të jetë i nevojshëm dy herë në javë në shpenzimet e tyre.

Komentet e Qeverisë greke janë se është shumë inkurajuese mbështetja e vaksinimit të komunitetit akademik.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi