MENU
klinika

Detajet

Arrestohet nga policia ‘i forti’ i Elbasanit

07.11.2018 - 09:04

Arrestohet nga Policia e Elbasanit një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për disa vepra penale, në bashkëpunim me Policinë e Tiranës. 

Sipas policisë, në pranga ka përfunduar Thanas Bego, 32vjeç, i cili dyshohet për vepra të vjedhjes dhe të plagosjes me dashje. Gjithashtu ndaj tij rëndojnë edhe akuza të tjera si mosbindje nda efektivëve të policisë, shkatërrim prone.

Deklarata e Policisë

“Arrestohet Thanas Bego ,32 vjeç nga lagja Shënkoll i Elbasasanit , i shpallur në kërkim për disa vepra penale .Bego dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve si dhe ndaj tij është lëshuar edhe një urdhër arresti për plagosje me dashje , per shkaterrim prone, per mosbindje ndaj efektivave te policise.
Bego eshte kapur në kryeqytet pas një pune të mirëorganizuar të sektorit të krimeve të komisariatit të policisë në Elbasan, në bashkëpunim me kolegët e Tiranës”, njofton policia.

Sekuestron telefonat e dy punonjësve të prokurimeve

BKH fut në skaner zyrtarët e Bashkinë së Elbasanit

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan