Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi sot në Kuvend, duke iu përgjigjur deklaratës së Lulzim Bashës, se qeveria bëri reagim të menjëhershëm në lidhje me pandeminë.
Nga foltorja e Kuvendit Ibrahimaj tha se Shqipëria pësoi rritje ekonomike më të lartë në rajon.
“Është e lehtë të falësh dhe të gjykosh pa pasur fakte. U ruimbursuan 3 paga për të punësuarit në biznese. U akordua një pagë 400 mijë lekë për ata të punësuar që nuk punuan dot 3 muaj. Qeveria ndërhyri duke dhënë garanci sovrane bizneseve. Këto çuan që të kemi rritje të ekonomisë më të lartë në rajon. Zoti Basha i referohet një studimi të një studiuesi, që kam pasur fatin ta takojë, por ai nuk i referohet shifrave të varfërisë. Këto janë shifra të EUROSTAT”, tha ajo.