Sergei Aleksandroviç Esenin nuk jetoi gjatë, megjithatë la pas jo vetëm shumë poezi, por edhe shumë mistere.
Sipas burimeve zyrtare, Eseni kreu vetëvrasje. Sidoqoftë, kritikët letrarë janë skeptikë, pasi natën e fundit poeti ishte me humor të mirë dhe nuk zuri në gojë asnjë fjalë për përvojat e miqve të tyre./Konica.al/Romancier dhe poet i madh, me një dashuri admiruese për vendlindjen, bimët, kafshët dhe qeniet njerëzore, përshkojnë vargjet e Eseninit. Jo pak tema të veprave të tij janë të rëndësishme për kohën tonë. Shpeshherë përdorte mitet për qiellin, diellin dhe hënën, për të krijuar sistemin e shenjave dhe simboleve vetjake.
Eseni e quajti veten “poeti më i mirë” i Rusisë, prapëseprapë ai u mundua të gjente vetveten. Pra, kush ishte ai: një djalosh fshati i padjallëzuar, një qerrata grindavec, apo një njeri dinak që kërkonte famë?
Një djalosh fshati mbërriti në Shën Petërburg me ca veshje të rëndomta dhe me një sënduk modest udhëtimi. Drejt e nga stacioni, ai shkoi të kërkonte vendbanimin e idhullit, poetit të famshëm Aleksandër Blok. Vetëm për ta parë… Ky është një nga mitet e shumta që Esenini sajoi për veten. Në fillim të shekullit të 20-të, bota e poezisë ruse ishte e stërmbushur me poetë të talentuar (dhe jo vetëm ata), kështu që për t’u bërë i famshëm, duhej të përdorte dredhitë dhe krijimin e miteve. Kjo ishte dhe mënyra sesi Esenini e kultivoi me kujdes imazhin si poet fshatar rebel./Konica.al
Esenini ishte një mitkrijues i talentuar. Vërtet vinte nga fshati, por familja ishte shumë larg të qenit e varfër dhe ai ishte veshur mjaft mirë. Përveç kësaj, ishte i mirë arsimuar. Poetët aristokratë të shekullit XIX e shihnin dhe e përshkruanin natyrën ndryshe: ata e admironin atë, por jo me ankthin mallëngjyes që përçonte pena e Eseninit. Jeta reale e Eseninit ishte e vërtetë për imazhin e tij poetik – ai pinte dhe e kalonte pjesën më të madhe të kohës në taverna, grindje dhe luftime, duke zhvilluar kështu një reputacion jo shumë të mirë. Festuesi i mjerë humbi shtëpinë dhe e urrente veten për jetën që bënte. Ndërsa dukej se po i shkiste vetja nga duart, shpresa e vetme i kishte mbetur dashuria. Iu fut kërkimit të shpëtimit, siç dëshmohet nga jeta dashurore plot ngjarje: martesa të pasuksesshme, fëmijë të braktisur dhe gra të shumta që largohen zemërthyera, mes tyre edhe balerina e famshme amerikane Isadora Duncan./Konica.al/Ai shkoi edhe në turne në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara me të, por nuk mund të duronte të ishte nën hijen e saj, ndaj u ndanë. Gruaja e fundit ishte Sofia, mbesë e Lev Tolstoit. Për shumë vite, pas një marrëdhënie të dështuar, ai u kthye te sekretarja e tij, Galina Benislavskaya, e cila ishte e dashuruar me të, megjithëse dashuria e saj ishte e pakthyeshme. Pas vdekjes së tij, ajo kreu vetëvrasje mbi varrin e Eseninit. Në kohën e Revolucionit Bolshevik Eseni ishte në Moskë, por komentet mbi zhvillimet politike në Rusi ishin të pakta dhe të kujdesshme. Dukej se e kishte të vështirë të gjente një vend për veten në vorbullën e ngjarjeve që po ndodhnin, ndaj filloi të pinte sërish. Përpiqej të harronte veten dhe ato ditë të tmerrshme, për të cilat shpesh kishte probleme me policinë. Në një poezi të vitit 1923, Esenini u kërkoi atyre që do të ishin me të në minutat e fundit të jetës “ta vendosnin nën ikonat veshur me këmishë ruse”. Sidoqoftë, vdekja aktuale ndryshe nga ajo që ai kishte kërkuar. Për më tepër, ende nuk ka një teori të pranuar botërisht se si vdiq saktësisht poeti fshatar. Versioni zyrtar është vetëvrasje. Më 28 dhjetor 1925, ai u var në dhomën e Hotel “Angleterre” në Leningrad, duke lënë një poezi të shkruar me gjak: “Lamtumirë, lamtumirë, miku im”, ku lexojmë: “Në këtë jetë, të vdesësh nuk është asgjë e re”. Në vitet 1970, një hetues i Departamentit të Hetimit Penal në Moskë paraqiti teorinë se Esenini u vra nga oficerët e sigurimit të shtetit, të cilët më pas organizuan vetëvrasjen e tij. Dëshmi kryesore e kësaj teorie ishte një hematomë në fytyrën e poetit, të cilën hetuesi e konsideroi shenjë të mundshme të një vdekjeje të dhunshme. Ndoshta Esenini, duke iu rikthyer të kaluarës me rrahje nëpër taverna, u ndesh me njerëzit që shkuan ta vrisnin. Kjo teori shtoi një tjetër dimension sa emocionues, aq edhe tragjik në imazhin e poetit, ndaj s’është për t’u habitur që u përqafua nga kultura popullore, duke rezultuar në filma dhe seri televizive të bëra për vdekjen e poetit./Konica.al
Letër Nënës
Gjallë je, ti moj nënoçka ime?
Gjallë jam edhe unë… të përshëndes
Paqja e mbuloftë këtë mbrëmje
Izbën tënde deri në mëngjes.
Mora vesh se ti je merakosur
Atje larg për mua përseri
Se ti shpesh del rrugës e brengosur
Mbështjellë me të vjetrin shall të zi.
Kur e kaltër mbrëmja bie pranë,
Të fanitet ty gjithmonë sikur
Diku mua larg në një mejhane
Një i dehur thikën po ma ngul.
Kot ti nënë rri me gjak të ngrirë
Ky nuk është veç vegim i zi
S’jam aq vagabond i pamëshirë
Sa të vdes pa të shikuar ty.
Unë i ëmbël jam prapë si më parë
Endërroj kur fushat larg vërej
Që së shpejti nga këto mejhane
Në shtëpinë e vogël prapë të kthej.
Do të kthej atëherë kur të mbushet
Kopshti ynë i bardhë me blerim
Vetëm ti si tetë vjet më parë
Mos më zgjo herët në agim.
Mos m’i zgjo ti ëndërrat që m’u zverdhën
Mos kujto atë që vate e shkoi…
Se në botë humbjet edhe lodhjet
Herët i provon nënë moj.
Mos m’u lut t’i falem zotit prapë!
Tek e shkuara nuk ka më kthim
Vetëm ti je gazi im i vetëm
Ti e vetmja paqe e shpirtit tim.
Pra, ti flaki brengat nëna ime
Mos u trishto për mua përsëri
Dhe mos dil aq shpesh tek rruga e madhe
Mbështjellë me të vjetrin shall të zi.
(Përktheu Ismail Kadare)