Reagime të zyrtarëve të lartë të RMV-së dhe të opozitës Maqedonase pas përfundimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Brdo.
Kryeministri Zoran Zaev tha se BE dhe Ballkani Perëndimor gjithnjë do të jenë më të fortë nëse do të jenë së bashku. Sipas tij nga Sllovenia është dhënë mesazh se rruga për antarësim në BE është ende e hapur dhe se duhet të vazhdohet me bisedime dhe reformat e nevojshme në çdo vend të Ballkanit Perëndimor. Zaev shpreson se në Samitin e BE-së në dhjetor të 2021 do të kemi win-win proces dhe jo humbje-humbje. Ai është optimist se në samitin e Brdos u ruajt shpirti i gjallë për zgjerimin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Na duhet një nxitje e re, të shpejtohen proceset për sjelljen e vendimeve, sepse bllokadat do të vazhdojnë dhe do të motivohen forcat retrograde të cilat i kundërvihen vlerave dhe zgjerimit të BE”, ka theksuar kryeministri Zaev.