MENU
klinika

Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë: BE nuk na e sugjeroi vettingun shqiptar!

08.10.2021 - 09:12

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, deklaroi se Bashkimi Europian nuk ua këshilloi praktikën shqiptare për realizmin e Reformës në Drejtësi.

Gjatë fjalës së saj në konferencën “Tirana Connectivity Forum” të zhvilluar dje në Tiranë, Haxhiu tha se gjatë takimit me përfaqësues të BEsë, ata i kanë shprehur rezervat e tyre për realizmin e reformës sipas praktikës shqiptare. Sipas ministres së Drejtësisë së Kosovës, BE-ja shprehu rezerva për faktin se, institucionet e drejtësisë mund të mbesin pa personel dhe mund të kishin vakanca dhe institucione që nuk janë funksionale.

Në konferencën ku tre ministra të Drejtësisë shkëmbyen eksperiencat dhe ecurinë e deritanishme të Reformës në Drejtësi, Haxhiu u shpreh se ato nuk do të përsërisin gabimet e njeritjetrit, ashtu si në rastin e Shqipërisë ku largimin i mbi 60 për qind të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët u bënë pjesë të vetingut, u larguan dhe krijuan vakanca në sistem. “Së pari, Kosovës nuk i është kërkuar ta bëjë vetingun në sistemin e drejtësisë. Kjo reformë po realizohet për shkak të kërkesave të larta nga qytetarët tanë. BE-ja kërkon nga ne të fokusohemi në fuqizimin e mekanizmave disiplinorë që janë brenda sistemit të drejtësisë, por që këto mekanizma nuk kanë funksionuar.

Nuk kemi asnjë rast të vetëm kur një gjyqtar apo prokuror është larguar nga puna si rezultat i veprimeve disiplinore të këshillave apo komisioneve përkatëse brenda institucioneve të drejtësisë. Prandaj, nuk është kërkesë e tyre, por është kërkesë shoqërore. Në fillim të mandatit tim unë jam takuar edhe me përfaqësues të BE-së. Kanë shprehur rezerva për faktin se mund të mbesin institucionet pa personel, pra mund të kemi vakanca dhe institucione që nuk janë funksionale, sikur ka ndodhur edhe rasti i Shqipërisë. Pavarësisht sfidave ne duhet të punojmë në këtë drejtim edhe kur BE-ja e ka parë që ne e kemi seriozisht këtë, po na mbështesin me grupet punuese në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë për ta bërë Reformën në Drejtësi, vetingun.

Qëllimi është ndjekja dhe konfiskimi i pasurisë se pa justifikuar të aktorëve të drejtësisë. Kam takuar drejtuesit e institucioneve shqiptare të dala nga Reforma për të marrë mësime. Aty ku Shqipëria ka arritur ta bëjë më mirë, ne të marrim mësim. Kur të nisim punën për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve do jetë shumë e rëndësishme që të krijojmë një personel që do të zëvendësojë ata që do të largohen, pa shkaktuar vakanca dhe mosfunksionim të institucioneve tona”, tha Haxhiu.

MINISTRI ULSI MANJA

Duke prezantuar shifrat e vetingut, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, deklaroi se ky proces krijoi probleme dhe vakanca në sistem, pasi numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar apo dorëhequr ishte i lartë. Manja shprehu gatishmërinë e Shqipërisë që bashkëpunimi rajonal në sistemin gjyqësor të bëhet në frymën e “Ballkanit të Hapur” me qëllim integrimin në BE. “Tashmë jemi në fazën e dytë dhe më të rëndësishme, atë të konsolidimit të reformës në drejtësi duke synuar një finalizimi të plotë të gjithçka nevojitet për të qenë dhe më lejoni për modestinë, modeli i parë në vendet e rajonit e më gjerë i Reformës më të plotë në sistemin e Drejtësisë. Reformë unike në llojin e vetë.

Rrugëtimi ynë do të mbështesë edhe shtimin e mandatit të organeve të vetingut të përfunduar me sukses dhe kaluar në filtër gjithë trupën e gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe do të mbështesë organet e reja kushtetuese të sistemit të drejtësisë. Ne jemi këtu për të dhënë shembujt e arritjeve, por dhe për të mësuar nga gabimet tona me qëllim fitimin e kohës të një procesi të pakthyeshëm, atë të integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian. Garancia e Reformës në Drejtësi është se që në hapat e para ne kemi pasur mbështetjen e Bashkimit Europian dhe SHBA-së. Procesi i vetingut mund të realizohet plotësisht vetëm nëse konceptohet si një proces kushtetues.

Në këtë tryezë jemi bashkërisht jo vetëm për të dhënë arritjet dhe sfidat tona, por edhe për të ndërtuar dhe ndarë eksperienca në këtë proces të përbashkët, si në Reformën në Drejtësi, ashtu edhe në bashkëpunimin ndërkombëtar gjyqësor me të gjitha vendet e rajonit, por edhe më gjerë. Përfitoj nga rasti të theksoj këtu bisedimet për intensifikim të marrëdhënieve me Maqedoninë e Veriut dhe shkëmbimin e përvojave në procesin ‘Screening’ për kapitullin 23 dhe 24 në procesin e Integrimit dhe rishikimin e marrëveshjeve tona në fushën penale. Nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit gjyqësor në fushën civile me Kosovën pasi kanë përfunduar negociatat dhe kanë konkluduar draftmarrëveshjen

“Për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare” që shumë shpejt ne do ta nënshkruajmë me ministren e Drejtësisë së Kosovës në mbledhjen e radhës të dy qeverive. Me Malin e Zi po ashtu do të shtoj intensifikimi dhe dhënia e mundësive të shkëmbimit të eksperiencave në procesin e ‘Screening’ e më shumë vendeve të rajonit për të ndjekur frymën e instrumentit ‘Open Balkan’ në fushën e Drejtësisë si kryesor në kapitullin 23 të procesit të Integrimit”, tha ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat