MENU
klinika

Situata e pandemisë në Kosovë

A do të ketë lehtësim të masave anti-Covid?

08.10.2021 - 09:15

Masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 në Kosovë mund të jenë në fuqi edhe për dy javët e ardhshme. Kjo është bërë e ditur pas një takimi të zhvilluar të enjten mes ushtrueses së detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku dhe anëtarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).

Sipas një njoftimi për media nga AKK thuhet se në takim ka qenë një vlerësim i përgjithshëm se masat do të mbesin në fuqi, sidomos tani që ka nisur procesi mësimor dhe po zhvillohet fushata për zgjedhjet lokale më 17 tetor.

Gexha-Bunjaku ka thënë se ka një rënie dhe stabilizim të situatës epidemiologjike të pandemisë së COVID-19.

Në këtë takim, kryetarët e komunave kanë kërkuar që në ambiente të jashtme të lejohet tubimi deri në 50 persona të vaksinuar si dhe të hiqen maskat kur një person vetëm është duke ecur.

Po ashtu u kërkua që të shikohet mundësia e heqjes së orës policore dhe të vazhdoj furnizimi i komunave me barna esenciale.

Në Kosovë, më 27 shtator, kanë hyrë në fuqi masat e reja për luftimin e pandemisë së koronavirusit. Masat e reja në të shumtën e rasteve përfshijnë kërkesa për dëshminë e vaksinimit kundër këtij virusi.

Në lokalet e gastronomisë në hapësirat e mbyllura nuk mund të hyhet pa certifikatën e vaksinimit ose testet negative për COVID-19.

Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Kosova së fundmi ka shënuar rënie të numrit të rasteve të reja me koronavirus.

Pas mëse dy muajsh gjatë 24 orëve të fundit Kosova nuk ka regjistruar asnjë viktima nga kjo sëmundje, ndërkaq janë regjistruar edhe 30 raste të reja me koronavirusin e ri.

Deri të enjten, në Kosovë janë dhënë mbi 1.4 milionë vaksina kundër koronavirusit.

Mbi 588.000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht me nga dy doza./Express

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë