MENU
klinika

A do të ketë ndërprerje të dritave gjatë dimrit?

Rama shpjegon faktorët e rritjes së çmimit të energjisë: Kriza do të jetë agresive deri…

08.10.2021 - 21:48

Ditën e nesërme kryeministri Edi Rama do të prezantojë planin për përballimin e krizës energjetike. Në një intervistë për emisionin “Zonë e Lirë”, kreu i qeverisë shqiptare sqaroi se gjatë dimrit nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të krizës. Sipas tij, ndërprerjet mund të vijnë për shkak të defekteve.

“E para sa i takon çmimit, nesër unë do të dal për të ndarë me opinionin publik planin që kemi bërë gati. Kjo është emergjencë, kriza është reale, çmimet janë rritur në mënyre eksponencial dhe ne prekemi sepse ne dalim në treg. Ne jemi të detyruar të blemë energji elektrike. Ne nuk varemi nga uji, por nga shiu. Të varesh nga uji do të thotë të kesh një sistem ku ti ta mbash ujin rezervë. Ne nuk e kemi këtë sistem. Prandaj ne po krijojmë Skavicën për të ruajtur ujin, që tani po e sheshim lirë.

Nuk ka arsye të ikin dritat. Ikje dritash për arsye teknike ka pasur dhe do ketë, sepse gjithë sistemi ynë i shpërndarjes kërkon investime. Ka defekte që janë teknike, por që nuk ka lidhje me këtë që po flasim. Kufizime energjie për shkak të krizës, nuk do ketë. Askush nuk ka thënë që do ketë kufizime. Ka disa vende që kanë bërë planin e kufizimeve, Britania e Madhe e ka bërë planin”, tha Rama.

Më tej kryeministri sqaroi edhe faktorët që ndikojnë në Shqipëri për rritjen e çmimit. Sipas tij, Shqipëria varet nga tregu ndërkombëtar. Referuar ekspertëvem Rama tha se kriza do te jete agresive deri ne qershorin e vitit te ardhshem.

“Janë shumë faktorë që ndikojnë në rritjen e çmimit. Gjithë kontinenti ynë dhe që do të thotë gjithë Evropa e bashkuar e ka varësinë nga gazi 95%. Ne kemi varësi nga tregu ndërkombëtar kur dalim për të blere sepse nuk kemi mjaftueshëm këtu për shkak të thatësirës.

Tjetra është mbyllja e një sërë sistemesh të energjisë më qymyr. Në Britani mbyllën një termocentral që tani e kanë rindezur. Gjermania po e vuan po njësoj. Gjermania po vuan sepse mbylli centralet nukleare. Franca nuk ka problem.

Mos furnizimi i nevojës së rritur për energji si rezultat i rikthimit pas pandemisë me më shumë gaz. Rusia nuk po shkel kontratën, dhe nuk shton prodhimin kjo sjell kaosin.

Kjo është një nga arsyet, por nuk është e vetmja.

Në gjithë botën ringritje pas pandemisë është shumë e fortë dhe nevojat e prodhimit janë shumë të larta.

Ajo që thonë ekspertët e kësaj fushe dhe ajo që dëgjojmë nga disa qeveri mike është që parashikimi që kjo krizë në fazën e vetë agresive do të zgjasë deri në qershorin e vitit të ardhshme.

Ajo që parashikohet është që çmimet do të relaksohen por nuk do të bien deri aty ku ishin. Pra është një situatë e rëndë. Për ne është katërfishuar çmimi i blerjes”, tha Rama.

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!