MENU
klinika

Nga Banka e Shqipërisë

Bonot e thesarit me afat 3-mujor me yield prej 1%

09.10.2021 - 17:02

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në ankandin e së martës bonot e thesarit me afat 3-mujor u emetuan me interes mesatar prej 1%, me një rritje të lehtë nga niveli 0.93% i ankandit të mëparshëm.

Sipas BSH-së, bonot e thesarit me maturim 12-mujor u emetuan me interes (yield) mesatar në nivelin 1.77 %, po aq sa në ankandin e mëparshëm.

Ndërkohë rritje e lehtë u shënua në kuponin e obligacioneve dyvjeçare, që u rrit në 2.2% në muajin shtator, nga 2.08% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, të zhvilluar në korrik.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, aktualisht tregjet financiare paraqiten të qeta dhe normat e interesit mbeten në nivele të ulëta, si në tregun e financimit të borxhit të qeverisë, ashtu edhe në huadhënien për sektorin privat.

Një krahasim mes Shqipërisë dhe Francës

Tatimi mbi pagat apo kapitalin

"Duhen ndaluar ndërtimet e shfrenuara për të mbrojtur natyrën"

Turizmi po dëmton Greqinë!

Si përfitohet? Zerohen tri taksa vendore dhe…

Skema e qeverisë për pensionistët kryefamiljarë