MENU
klinika

Kualifikueset e Botërorit 2022

Suedia, shumë e fortë për Kosovën

09.10.2021 - 19:56

Kosova pëson humbjen e dytë radhazi në eliminatoret e Botërorit. Është Suedia që e mposht 3-0 në Stokholm. Në një sfidë e vendosur nga episodet. Dardanët mbeten të parafundit me 4 pikë, duke mos pasur më asnjë shans për kualifikim.

Ishte Emil Forsberg i cili realizoi nga penalltia në minutën e 29-të të ndeshjes golin e parë. Një 11-metërsh i dhënë pas 5 minutash, pasi gjyqtari nuk kishte pamje të qartë. Aro Muric nuk arriti të lexonte anën dhe Forsberg realizoi me lehtësi.

Në fund të pjesës së parë Kosova luajti mirë, por nuk arriti të shënonte. Ishte Aleksander Isak që shënoi golin e dytë në minutën e 62-të të ndeshjes. Isak realizoi një supergol nga distanca. Goditjen përfundimtare e dha Quiason në 79’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN