MENU
klinika

Propozon zëvendësuesin

Kancelari Kurz bën gati dorëheqjen

09.10.2021 - 20:32

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka deklaruar se po planifikon të japë dorëheqjen pasi u vu nën hetim për korrupsion. Washington Post shkruan se 35-vjeçari Kurz, tha se ai ka propozuar që Ministri i Jashtëm Alexander Schallenberg të jetë zëvendësuesi i tij. Vetë Kurz planifikon të bëhet kreu i grupit parlamentar të Partisë Popullore Austriake.

Kurz u vu në hetim pas zbulimit të skandalit me ‘polls’ (sondazhet). Ai akuzohet se ka përdorur fonde qeveritare për të siguruar mbulim të favorshëm nga media. Transmetuesi publik ORF raportoi se sondazhet, nga të cilat përfitoi Partia Popullore e qendrës së djathtë, u paguan nga ministria e financave.

Zyra e prokurorëve tha se hetimi i tyre ndaj Kurz, nëntë personave të tjerë, si dhe tre organizatave ka nisur për veprime të kryera mes periudhës kohore 2016-2018. Udhëheqësit e opozitës kishin bërë thirrje që Kurz të largohet dhe planifikuan të paraqisnin një mocion mosbesimi kundër tij në parlament të martën.

Kurz u bë kancelar në fund të vitit 2017 pasi më parë shërbeu si ministër i jashtëm i Austrisë.