MENU
klinika

Korçë/ U përfshi në konflikt, nxorri armën e shërbimit dhe…

Nën hetim një efektiv policie dhe një 22-vjeçar!

10.10.2021 - 11:49

Dy persona janë vendosur nën hetim, mes tyre një efektiv i policisë së Korçës pasi janë përfshirë në një konflikt ditën e djeshme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17 në Korçë ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, 22-vjeçari me iniciale A.K. ka goditur me sende të forta 23-vjeçarin me iniciale E.Sh.

Ky i fundit u dërgua në spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa efektivi i policisë me iniciale E.J. 21 vjeç ka ndërhyrë në konflikt duke nxjerrë armën e shërbimit.

Sipas njoftimit të uniformave blu, efektivi nuk ka qenë në shërbim dhe nuk e ka raportuar konfliktin e ndodhur.

Si pasojë, ka nisur procedimi penal nga SHÇBA për policin ndërsa nën hetim është vendosur dhe me iniciale A.K.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak datë 09.10.2021, i cili bën fjalë për një konflikt të ndodhur në lagjen nr. 17, Korçë, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) filluan procedimin penal për veprën “Plagosja e lehtë me dashje”, për shtetasin A. K., 22 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll dhe për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” për shtetasin E. J., 21 vjeç, banues në Korçë (me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit Korçë).

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetasi A. K., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjete të forta shtetasin E. Sh., 23 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa punonjësi i policisë, E. J., duke qenë jashtë shërbimit, është përfshirë në këtë konflikt ku ka nxjerrë armën e shërbimit, pa u prezantuar si punonjës policie dhe gjithashtu nuk ka kryer raportimin e ngjarjes.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.