Trajneri Edy Reja foli me besim për ndeshjen e nesërme ndaj Polonisë, edhe pse pranoi se do të jetë e vështirë. E rëndësishme sipas tij është që ekipi të mos luajë me frikë, por me besim.
“Mbërritëm në këtë pikë dhe ideja si gjithmonë në çdo ndeshje, është të luajmë duke u munduar të imponojmë lojën. Tani fazën ofensive e nisim para, se duam që sulmuesit të jenë mbrojtësit tanë të patë.
Futbolli ynë është i bërë nga presingu për 90 minuta, kemi bërë kështu dhe kanë ardhur rezultate. Skuadra ka ADN e saj dhe mënyrën e saj të lojës. Pastaj Polonia ka lojtarë të rëndësishëm, flitet për Levandovskin por nuk është vetëm ai, është një skuadër me futbollistë të mëdhenj që luajnë në nivel të lartë.
Ne jemi skuadër e vërtetë, jemi bërë skuadër e vërtetë. Është një grup i madh, kanë luajtur 24-25 lojtarë me prani, kemi bërë gjithmonë mirë, edhe kur mungonin lojtarë të rëndësishëm. Nesër nuk duhet të gabojmë asgjë, që te goditjet e dënimit, por në të gjithë situatat duhet të kemi përqendrim shumë të lartë. Nuk ka asnjë lehtësi në futboll.
Jemi rritur shumë, kemi punuar për këtë, për të arritur objektiva të rëndësishëm. Djemtë kanë punuar shumë e mirë, kanë besuar te puna. Ndaj tani kemi mbërritur këtu, kemi dashur të jemi në konkurrim me të gjithë deri në fund, që të luanim deri në fund shanset dhe kështu është.
Kjo është meritë e djemve se kanë bërë gjëra të rëndësishme. Edhe unë e dija që ishte një grup i vështirë se në Hungari kishte treguar gjëra të rëndësishme, Polonia ka lojtarë të rëndësishëm, nëse jemi këtu, është me meritë, kjo është e rëndësishme se për të arritur në këtë pikë kemi bërë rezultate. Kjo skuadër mund të bëjë gjithçka, edhe mund të humbasim, por kemi mundësi të përballemi me këdo. Edhe unë kur u hodh shorti thashë “jo”, por ja ku jemi, mund t’ia dalim dhe nuk është rastësi.
Unë them vetëm diçka, nëse ka diçka që të lë pa gjumë, është frika që nuk ia del. Ne nuk duhet të kemi frikë, duhet të jemi vetvetja, sigurisht që ka përgjegjësi se luajmë në shtëpi, me një ekip të fortë para, por ne nuk kemi asgjë për të humbur. Mund të arrijmë rezultat. Komponenti fat është i rëndësishëm në eliminatore.
Ne në Poloni na eci keq, ishte penalltia dhe episodi që shkoi kundër. Me 3-2 mund të kishin ata probleme se po luanim mirë. Edhe ne kemi bërë gabime, por ka episode në ndeshje. Djemtë të luajnë me qetësi, por të bindur te ajo që bëjnë, duhet të kesh personalitet mbi të gjitha në ndeshje të tilla.
Ne kemi një mënyrë loje që nuk ndryshon, por varet edhe nga skuadra përballë, nëse të lejon të bësh diçka apo jo. Për mua është e rëndësishme të mos vendosësh në mbrojtje, të tentojë të ketë iniciativën. Me Anglinë, bëmë edhe një zgjedhje ofensive e nuk ia dolëm e duhet t’i bësh komplimente. Por nuk mund të rrish gjithmonë të presësh, duhet edhe të propozosh lojë se përndryshe nuk ia del kurrë.
Broja titullar? Unë kam vendosur titullar Brojën në shumë ndeshje, edhe në Kazakistan. Ka luajtur si titullar por nuk ka pasur atë rendiment, se ka një rendiment më të mirë kur lëshojnë skuadrat e tjera, ai arrin të shprehë plotësisht potencialin se ka shpejtësi dhe mbi të gjitha bën gol. Nuk është e lehtë.
Ai e ka si karakterisitikë të gjuajë në portë. Por nuk di nëse nga fillimi kur skuadrat janë të gatshëm edhe fizikisht të japin pak, eksperiencat e mëparshme ma kanë dhënë këtë bindje. Nuk e di ende nëse është nga fillimi, se nuk e di si mund të reagojë. E kam menduar opsionin si titullar, por ende është për t’u shqyrtuar. Po ta dija që Broja bën gol, do ta fusja në 3 minuta e fundit, se nuk ka kohë kundërshtari për të reaguar dhe do të zgjidhnim problemet tona.
Shanset -Jemi këtu dhe do të luajmë shanset deri në fund se e kemi merituar. Do të japim gjithçka. Mendoj se kemi një mundësi edhe pse kemi shumë mungesa të rëndësishme, lojtarë të nivelit të lartë. Por nuk jam ankuar kurrë. Kemi bërë një skuadër e grup që ka dhënë përgjigje, të gjithë kontribuojnë, kush më shumë e kush më pak dhe na kanë zgjidhur jo pak problemet.
Pres paraqitje të mirë, shpresoj të luhet mirë dhe të tregojmë faktin që jemi rritur ndeshje pas ndeshje. E kemi treguar edhe me miqësoret duke luajtur mirë. Ndeshja nesër merr një rëndësi të madhe se ka mundësi të na lejojë të shkojmë në playoff dhe duam t’i shkojmë deri në fund. I kemi dhënë një ëndërr shqiptarëve dhe përse të mos besojmë deri në fund.
A mund të luajmë për barazim? Nuk e dimë, ndeshjet luhen, ne luajmë për të fituar. Edhe me Hungarinë në fund nuk është se kërkova barazimin, ndryshuam që të fitonim ndeshjen, pastaj na shkoi mirë.
Duhet të kesh bindje, se ndokush bën zëvendësimet të mos pësosh, ndërsa mua më duhen zëvendësimet që të fitoj. Të gjithë djemtë kanë karakteristikat e tyre, detyra ime është që të shfrytëzoj këto karakteristika dhe nëse djemtë besojnë, mund të ecin para, në futboll duhet të mundohesh të fitosh ndeshjet.
Plan për Lewandowskin? Lewandowski nuk markohet. Do të mundohemi që të gjithë lojtarët e mbrojtjes të mos e lejojnë që topat të shkojnë në drejtim të tij. Ne do të presim një Poloni agresive, p[asi e njoh trajnerin Souza. Skuadra polake ka lojtarë shumë kualitativ edhe e kanë fuqinë për ta nisur lojën në sulm. Do të jetë një nivel shumë i lartë ndeshje”, tha Reja para gazetarëve.