MENU
klinika

Gent Sejko: Efekte negative mund të sjellin…

Si do ndikojnë në ekonominë shqiptare pasojat e rritjes së çmimeve në tregjet botërore?

12.10.2021 - 16:04

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, tha se parashikimet e ekspertëve janë që ecuria e ekonomisë shqiptare do të jetë pozitive në vitet në vijim, nëse nuk do të ketë goditje.

Efekte negative tha Sejko mund të sjellë në ecurinë e ekonomisë një përkeqësim i situatës së infektimeve apo rritja e çmimeve.

“Projeksionet tona për ecurinë e ekonomisë shqiptare mbeten pozitive. Në mungesë të goditjeve, aktiviteti ekonomik pritet të rritet në vijim.

Rritja do jetë e qëndrueshme dhe mjaftueshëm për të shfrytëzuar një rrritje të punësimeve dhe pagave. Një përkeqësim i mundshëm i situates epidemiologjike apo rritja e cmimeve mund të sjellin efekte negative në ecurinë e ekonomisë shqiptare.

Vlerësimet sugjerojnë se politikat monetare duhet të jenë akomoduese, goditjet aktuale të ofertës nuk pritet të rrezikojnë stabilitetin e cmimeve në afatmesëm dhe si të tilla nuk kërkojnë ndërhyrjen e politikës monetare”, tha Sejko.

Pjesë nga deklarata e Sejkos:

Nga të dhënat e 9 muajve të parë të vitit sugjerojnë se ekonomia shqiptare është në një fazë rimëkëmbje më të shpejtë se sa projeksionet, faktorët:

Reduktimi i kufizimeve si pasojë e vaksinimit
Përmirësimi i besimit e biznesit e familjeve shqiptare
Rritja kërkesës të huaj si dhe stimuli monetar dhe fiskal kanë bmështetur Rikuperimin e shpejtë të konsumit investimeve dhe ekspotreve.

Ky rikuperim nuk është ende i plotë në tregun e punës ku niveli i punësimit është poshtë vlerave të regjistruara para pandemisë dhe ku rritja e pagave është ende e pamjaftueshme për ta kthyer inflacionin në objektiv.

Për këtë arsye inflacioni vijon të mbetet nën objektiv.

Së fundmi ecuria e tij është bërë subjekt i goditjeve të ofertës që kanë ardhur nga rritja e cmimeve të ushqimeve, produkteve energjetike dhe lëndëve të para në tregun botëror.

Sipas informacioneve nga tregjet botërore dhe analizave tona, efekti i këtyre goditjeve pritet të jetë kalimtar por ai përbën element shtesë pasigurie.