MENU
klinika

ILD kërkoi uljen e pagës së gjyqtarit të Vlorës

KLGJ cakton masën disiplinore për Hektor Sinanajn

13.10.2021 - 12:35

KLGJ pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masë disiplinore ndaj gjyqtarit të Vlorës Hektor Sinanaj.

Kryetarja Naureda Llagami tha se KLGJ vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës së ILD, dhe caktimin ndaj magjistratit të masës “vërejtje publike”.

Gjatë paraqitjes së konkluzioneve, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani nënvizoi se i qëndronte propozimit, në bazë të hetimit disiplinor, për caktimin e masës “ulje page në masën 40% për 1 vit” për magjistratin Hektor Sinanaj.

KERKESA E ILD

Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, provohet se:

Në 6 vendime gjyqësore të dhëna nga magjistrati është refuzuar lëshimi i urdhrit të ekzekutimit për kontratat e kredive bankare në rastin e Bankës Kombëtare Tregtare, apo të akteve për dhënie kredie nga institucione financiare jobankare në rastin e Shoqërisë “N.O.A” sh.a., me argumentin se këto akte nuk ishin përpiluar përpara noterit.
Në mënyrë të përsëritur magjistrati rezulton të mos ketë zbatuar legjislacionin procedurial e material, si dhe ta ketë zbatuar në mënyrë të gabuar, përmes vendimeve të konstatuara si të gabuara edhe nga një gjykatë më e lartë. Dispozitat procedurale civile, të cilat janë interpretuar gabim nga ana e magjistratit janë të natyrës përcaktuese dhe urdhëruese, duke parashikuar qartazi ndarjen për detyrimet monetare në të holla, për të cilat duhet akt noterial, akt i cili nuk kërkohet për aktet e dhënies së kredive bankare.
Shkelje janë kryer në të paktën gjashtë vendime – objekt hetimi disiplinor, dhe pavarësisht vendimit të gjykatës më të lartë, e cila ka konstatuar këtë shkelje, magjistrati ka kryer të njëjtën shkelje dhe një herë tjetër, gjatë periudhës kohore 2020- 2021, duke bërë që shkelja të jetë edhe
Shkeljet proceduriale provohet të jenë kryer me dashje direkte, pasi rezulton se magjistrati ka mbajtur një qëndrim konseguent deri më sot në të tilla raste, duke mos lëshuar urdhrin e ekzekutimit për aktet e dhënies së kredive bankare, ose aktet për dhënien e kredive nga institucionet financiare jobankare, nëse nuk janë akte
Formimi dhe eksperienca prej 21 vitesh si gjyqtar prezumojnë njohuri të konsoliduara të magjistratit në njohjen dhe zbatimin e ligjit dhe sidomos të dispozitave urdhëruese procedurale dhe pasojat e dëmshme nga veprimet i tij. Pavarësisht eksperiencës së gjatë, gjyqtari i ka shkelur këto dispozita në mënyrë të përsëritur e të vazhduar edhe në vitin 2020, duke krijuar perceptimin e njëanshmërisë së trajtimit të tyre në disfavor të palës kërkuese.
Veprimet e kryera nga ana e magjistratit, kanë sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, kanë cënuar prestigjin e gjyqtarit, si dhe kanë cënuar besimin e publikut te drejtësia.
Për sa më sipër, Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor pranimin e kërkesës për fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit H.S. për shkeljet disiplinore të parashikuara nga neni 102, pika 2, shkronja “a” e ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe pranmin e propozimit për masë disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës deri në 40 % për një periudhë jo më të gjatë se një vit”, parashikuar nga neni 105, pika 1, shkronja “c”, ndarja “i” dhe neni 108 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë