Sipas Meteo Alb: Një sistem i dendur vranësirash ka përfshirë vendin tonë duke sjellë reshje të bollshme në territor. Zonat Veriore dhe Qendrore do të jenë me reshje me intensitet të ulët dhe mesatar. Ndërsa në zonat Jugore reshjet herë pas here do jenë në formë rrebeshi. Po ashtu, ky sistem vranësirash do të sjelli reshje dëbore në zonat malore Verilindore dhe Lindore.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 19°C.Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi Veri Lindor duke sjell në det dallgëzim mbi 5 ballë.
Kosova
Orët e para të mëngjesit do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve te shiut dhe dëborës ne zona te thella ne veri te Kosovës. Intensiteti i reshjeve do te jete kryesisht mesatar dhe lokalisht intensive. Ndërsa mbrëmja sjell dobësim te intensitet te reshjeve ne Kosovë.
Maqedonia e Veriut
Vranësirat e dendura do të jenë mbizotëruese deri në orët e pasdites, ku do të sjellin në territorin e MV reshje shiu të cilat herë pas here do të jenë dhe në formë rrebeshi. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë pak kushtet e motit duke sjell rënie të intensitetit të reshjeve. Gjithashtu si pasojë e rënies së ndjeshme të temperaturave të ajrit priten reshje dëbore.
Rajoni dhe Europa
Pjesa me e madhe e kontinentit Europian mbizotërohet nga vranësira te shpeshta të cilat do të sjellin reshje te dendura shiu të shoqëruara me stuhi afat-shkurtra ere, KU më të theksuara reshjet do të jenë në Europën Veriore dhe Juglindore. Ndërsa Britania e Madhe Perëndimi i kontinentit do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta, si pasojë e fuqizimit të anticiklonit të Azoreve.