Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch, vazhdon të ndjekë me interes problemet në Kosovë dhe raportet Kosovë-Serbi.
Për aksionin e sotëm të policisë në disa qytete të Kosovës, përfshirë edhe veriun, Bosch ka kritikuar qëndrimin e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Bosch, është shprehur se BE po e tregon edhe një herë paaftësinë e saj në lidhje me Kosovën.
“Përsëri BE-ja tregoi paaftësinë e saj në lidhje me Kosovën. Borrell de facto, duke i kërkuar policisë të mos dalë kundër kontrabandistëve, nëse do të kishte marrë mundimin të njihej me realitetin në veri të Kosovës, do të kishte kuptuar se veriu drejtohet nga banda kriminale dhe nuk është kurrë herët për të dalë kundër tyre. Pra, edhe nëse reagimi ndaj bandave ka qenë i dhunshëm, ai duhet ta lavdërojë atë.”
Borrell, në reagimin e tij, e ka quajtur “të njëanshëm dhe të pakoordinuar” aksionin në veri të Kosovës.