MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë duhet të dini për suplementet?

14.10.2021 - 09:03

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë duhet të dini për suplementet

Mjeku: Vitamina D – Ndihmon për të mbajtur kockat tuaja të forta. Njerëzit që kanë nivele optimale të saj mund të kenë më pak gjasa për të shfaqur probleme të ndryshme, megjithatë për ta vërtetuar këtë nevojiten kërkime të mëtejshme. Gjatë ekspozimit në diell trupi juaj prodhon vitaminë D. Ajo gjithashtu gjendet tek salmoni, peshku ton dhe ushqimet e fortifikuara. Nëse keni nivele të ulëta të vitaminës D, mjeku juaj mund të sugjerojë përdorimin e suplementeve. Megjithatë disa studime të mëdha nuk tregojnë përfitime për të rriturit e shëndetshëm dhe përdorimi i tepërt i saj mund të jetë i dëmshëm për ju.

Probiotikët

Probiotikët quhen ndryshe si baktere ‘’të mira’’. Probiotikët gjenden në ushqimet e fermentuara si kosi, çaji kombucha, Miso(ushqim tradicional japonez nga fermentimi i farave të sojës) dhe lakra turshi. Ato mund të ndryshojnë ekuilibrin e baktereve të mira dhe të këqija në trupin tuaj si dhe mund të ndihmojnë në përmirësimin e tretjes, të qetësojnë acarimin e lëkurës, të ulin kolesterolin e të mbështesin më shumë sistemin tuaj imunitar. Ende nuk është e qartë nëse probiotikët në suplemente ndihmojnë në trajtimin e gjëndjeve shëndetësore të caktuara. Shumica e njerëzve nuk kanë nevojë t’i marrin ato çdo ditë.

Multivitaminat

Nëse jeni të vetëdijshëm që dieta juaj ushqimore nuk është aq e shëndetshme sa duhet mund t’ju ketë shkuar ndërmend përdorimi i multivitaminave për të plotësuar mungesat ushqimore. A mund t’ju ndihmojë vërtetë përfshirja e tyre në rutinën tuaj? Jo domosdoshmërisht. Shumë studime kanë treguar se multivitaminat nuk luftojnë humbjen e kujtesës, sëmundjet e zemrës ose kancerin. Ndërkohë marrja e shumë ushqyesve në formë pilule mund të shkaktojë probleme. Zakonisht ekspertët rekomandojnë ushqimin si burimin më të mirë të vitaminave dhe mineraleve.

Acidi folik

Acidi folik është një vitaminë të cilën duhet të siguroheni ta keni në nivele optimale nëse planifikoni të mbeteni shtatzënë. Marrja e mjaftueshme e acidit folik mund të ndihmojë në parandalimin e defekteve të lindjes, në trurin dhe shpinën e foshnjës. Ju nevojiten 400 mikrogramë (mcg) në ditë dhe CDC (Center for Disease Control and Prevention/Qëndra për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve) rekomandon marrjen e saj në sasi të mjaftueshme nga suplementet shoqëruar me gjithçka tjetër nga dieta ushqimore.

Suplemente me fibra

Fibrat gjenden në perime, drithëra të plota, fara, arra dhe bishtajore si fasulet. Ndihmojnë në uljen e kolesterolit, kontrollin e sheqerit në gjak dhe përmirësimin e tretjes. Gratë nën 50 vjeç duhet të marrin 25 gram në ditë dhe burrat duhet të marrin 38 gram por vetëm 5% prej nesh arrijnë të marrin sasinë e duhur. Marrja e një suplementi me fibra është zakonisht e sigurtë por pyesni mjekun tuaj, veçanërisht nëse merrni ilaçe si aspirina. Filloni ngadalë për të shmangur gazrat dhe fryrjet si dhe sigurohuni që të pini ujë në sasi të mjaftueshme.

Vaji i peshkut

Peshqit si salmoni dhe sardelet kanë yndyrna të shëndetshme të quajtura omega-3 që mund të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Nëse nuk e konsumoni peshkun, ka suplemente të vajit të peshkut me omega-3 si EPA dhe DHA si dhe disa shtesa të bazuara në alga. Por nevojiten më shumë kërkime sepse omega-3 në pilula mund të funksionojë ndryshe nga ato të pranishme tek peshku. Nëse do të përdorni i kapsulë FDA rekomandon dozën më pak se 2 gram në ditë të EPA dhe DHA të kombinuara.

Kalciumi

Kalciumin si suplement mund ta merrni nëse jua rekomandon mjeku, kjo pasi ju mund të mos keni nevojë për të. Disa studime tregojnë për një lidhje të suplementeve të kalciumit me një risk të madh të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit të prostatës por nevojiten studime të mëtejshme pasi ekzistojnë disa paqartësi mbi këtë gjë. Ju mund t’i forconi kockat tuaja duke bërë ushtrime të tilla si ecja, tenisi, kërcimi dhe ngritja e peshave. Kujdesuni që në vaktet tuaja të përfshini ushqime të pasura me kalcium të tilla si kosi, bajamet, jeshillëqet (për vitaminën K), peshkun si dhe ushqime të fortifikuara për të përftuar vitaminën D.

Shtesa të përbashkëta

Glukozamina dhe kondroitina,dy lloje të suplementeve të artritit,janë ndër suplementet më të njohura të shitura në SHBA.Ato gjenden natyrshëm në kërcin e njeriut.Kërkimet nëse ato mund të lehtësojnë dhimbjen e artritit ose të parandalojnë artritin është i përzier.Megjithatë shumica e ekspertëve thonë se nuk ka dëm në provimin e tyre,në rast se ju jeni një nga njerëzit që merrni lehtësim prej tyre.Ashtu si me të gjitha shtesat, është mirë që së pari të aprovoni me mjekun tuaj.

Suplementet për nyjet/kyçet

Glukozamina dhe kondroitina janë dy llojet më të njohura e më të shitura të suplementeve për artritin në SHBA. Ato gjenden në mënyrë natyrale në kërcin e njeriut. Ekzistojnë disa studime mbi funksionalitetin e tyre, nëse këto suplemente mund të lehtësojnë ose jo dhimbjen e artritit ose ta parandalojnë atë. Megjithatë, pjesa më e madhe e ekspertëve thonë se të provuarit e këtyre suplementeve nuk sjell dëm në organizëm, nëse ju jeni nga ata njerëz që ndieni lehtësim të dhimbjeve kur i merrni ato. Njësoj si me të gjitha suplementet e tjera është mirë që para përdorimit të tyre të bisedoni dhe të merrni aprovimin e mjekut tuaj.

Vitamina C

Trupi juaj nuk mund të prodhojë vitaminë C prandaj duhet ta merrni atë nga ushqimi. Është e lehtë të arrihet doza e rekomanduar ditore e vitaminës C. Vetëm ¾ e një filxhani me lëng portokalli ose gjysmë filxhani me speca të kuqe, përmbajnë më shumë se 150% të sasisë që ju nevojitet, prandaj me shumë të ngjarë nuk do të keni nevojë për suplemente. Ekzistojnë disa produkte të njohura me mega-doza të vitaminës C që pretendohet të parandalojnë ftohjet (ose të paktën ju ndihmojnë t’i kaloni më shpejt) por studimet lidhur me këtë gjë kanë qenë jokluzive.

Melatonina

Ky hormon vepron gjatë kohës që jeni në gjumë. Trupi juaj e prodhon melatoninën por gjithashtu shitet edhe në formën e tabletave. Duke qenë se nuk ka shumë të dhëna për sigurinë e përdorimit të melatoninës për një kohë të gjatë, më mirë të provoni përdorimin për probleme afatshkurtra të tilla si lodhja fizike ose nëse keni probleme të përkohshme me pagjumësinë. Efektet anësore mund të përfshijnë përgjumje, dhimbje koke, marramendje ose nauze.

Magnezi

Ky mineral mbështet trupin në shumë mënyra. Për shembull, ju jep energji dhe ndihmon për të patur shëndet të mirë të zemrës. Megjithëse gjendet në një sërë ushqimesh duke përfshirë arrat, farat, drithërat e plota dhe jeshillëqet, shumica e amerikanëve nuk arrijnë të plotësojnë dozën ditore të rekomanduar. Nëse dëshironi të merrni suplemente me magnez këshillohuni më parë me mjekun tuaj për të ditur llojin më të mirë pasi ekzistojnë disa lloje në shitje.

Koenzima Q10

Koenzima Q10 është antioksidant të cilin trupi e prodhon por nëse do të përdornit suplemente do të përfitonit sasi më të madhe të saj. Njerëzit tentojnë ta përdorin Koenzimën Q10 kundër migrenës, për të mbrojtur shëndetin e zemrës dhe për të lehtësuar simptomat e Parkinsonit por studimet për funksionalitetin e saj janë të pakta dhe konfliktuale. Efektet anësore të përfshijnë pagjumësinë dhe ndjesi diskomforti në stomak por zakonisht janë të lehta. Koenzima Q10 mund të ndërveprojë me holluesit e gjakut dhe trajtimet me insulinë prandaj duhet të konsultoheni me mjekun përpara përdorimit.

Shafrani i Indisë

Kjo erëz me ngjyrë të verdhë në portokalli mund të ndihmojë në zbutjen e inflamacionit, i cili është pjesë e një sërë gjendjesh shëndetësore. Si suplement ndonjëherë gjendet i etiketuar si kurkumin. Kurkumina është një nga ingredientët aktiv të shafranit dhe ka qenë në fokus të disa studimeve shkencore. Marrja e dozës deri në 8 gram në ditë konsiderohet e sigurtë si dhe është mirë t’i shtoni erëza gatimeve tuaja.

Vitamina B12

Vitamina B12 nevojitet për të prodhuar qelizat e kuqe të gjakut, ADN-në si dhe për të mbajtur sistemin nervor të shëndetshëm. Gjendet në produktet shtazore si peshku, mishi, vezët dhe qumështi prandaj vegjetarianët dhe veganët mund të kenë mungesë të saj, siç ndodh me të rriturit mbi 50 vjeç dhe njerëzit që kanë probleme të tretjes si sëmundja Crohn. Suplementet e vitaminës B12 shiten në formë tablete ose në formën e ampulave. Ampulat e vitaminës B12 duket të jenë më të pëlqyera pasi sigurojnë energji në mënyrë më të shpejtë, ndihmojnë në dobësim megjithëse asnjë studim nuk e provon funksionalitetin e tyre.

Mbani Mend!

Ne të gjithë jemi të ndryshëm. Nëse keni një shqetësim shëndetësor për të cilin mendoni se suplementet mund të ndihmojnë, pyesni mjekun tuaj për përdorimin e tyre. Mjeku juaj mund të kontrollojë për të parë se çfarë është e sigurtë për t’u përdour prej jush, t’ju tregojë për efektet anësore të mundshme si dhe të shtojë suplementet tuaja në dosjen tuaj shëndetësore. FDA nuk miraton suplemente, ndryshe nga barnat me recetë prandaj përpara përdorimit të tyre merrni kohën e nevojshme per të lexuar mjaftueshëm rreth tyre si dhe për të biseduar së pari me mjekun tuaj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.