14.10.2021 - 12:47
Policia doganore e Kosovës ka kthyer mbrapsht dhjetëra qytetarë shqiptarë, por edhe të huaj në kufi. Shkak për këtë është bërë vaksinimi i tyre vetëm më një dozë të vaksinës anti-Covid.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e djeshme nga qeveria e Kosovës ditën e mërkurë, ndërsa qytetarët nuk kanë patur dijeni për këtë ndryshim masash. E njëjta procedurë ndiqet edhe nga ana e Shqipërisë.
Megjithatë duket se lëvizja në të dyja anët e kufirit është frenuar. Po zbatohen kërkesat dhe një pjesë e qytetarëve po mbajnë edhe maska brenda në makina.