MENU
klinika

''Gaza''

Izraelitët e lashtë pinin verë në vend të ujit

14.10.2021 - 12:36

        Vitet e fundit, prodhimi i verës në Izrael ka qenë përherë në rritje, duke e tejkaluar numrin e kantinave që numëroheshin në vitet ’80. Gjeografia e vendit e mundëson vreshtarinë përmes afërsisë me detin, mbizotërimit të maleve dhe diellit të nxehtë.

Por, së fundmi, është zbuluar një prodhimtari e tillë e lartë njihej edhe 1,500 vjet më parë.

Ishin arkeologët izraelitë, që kanë zbuluar rrënojat e një galerie masive prodhimi, që daton një mijëvjeçarë e gjysmë, në qytetin Yavne, pranë Tel Avivit.

Sipas tyre, ky kompleks i gërmuar përfshin pesë presa verë, magazina, furra për prodhimin e enëve prej argjile dhe dhjetëra mijëra fragmente dhe kavanoza.

Ndërkaq, Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit ka thënë se zbulimi tregon se, gjatë periudhës bizantine, Yavne ishte një zonë që njihej për prodhimin e verës. Madje, sipas studiuesve, objekti i zbukuar mund të prodhojë afro dy milionë litra verë në vit.

Një nga drejtuesit e gërmimeve arkeologjike, Jon Seligman, ka treguar se vera e prodhuar në zonë, njihej si vera “Gaza” dhe eksportohej në të gjithë rajonin. Dhe po sipas bindjes së studiuesve, vendndodhja, Yavne, kishte vendin kryesor të prodhimit.

“Kjo ishte një verë cilësore, e bardhë, e lehtë dhe u trasportua në shumë, shumë vende rreth Mesdheut”, – ka zbuluar ai. Këtu, përfshihen Egjipti, Turqia, Greqia dhe ndoshta edhe Italia e Jugut.

Për Seligman, vera nuk ishte thjesht një produkt i rëndësishëm për eksportin, apo burim kënaqësie, në kohët e lashta.

“Vera ishte burimi kryesor i të ushqyerit dhe kjo pije ishte e sigurtë, pasi uji ishte i kontaminuar shpeshherë dhe në mënyrë më të sigurtë, mund të pinin verë”, – ka shtuar ai.

Ndërsa Autoriteti i Antikave vëren se, kompleksi u zbulua gjatë dy viteve të fundit, për gërmimet që po kryheshin si pjesë e zhvillimit të zonës Yavne.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Merkel thekson angazhimin ndaj Izrealit

“Gjermania ende përgjegjëse për holokaustin”