MENU
klinika

Akuzat e opozitës për blerjen e energjisë

Drejtori i OSHEE: Ne nuk jemi në bursë, energjia importohet nga tregje të lira

14.10.2021 - 15:47

I ftuar këtë të enjte në rubrikën “Opinion” në “News 24”, ishte administratori i OSHEE Adrian Çela. Ai tha se janë marrë të gjitha masat e duhura për të garantuar energjinë elektrike për qytetarët. Ashtu siç paralajmëroi kryeministri, Çela tha se çmimet e energjisë për familjarët dhe bizneset e vogla nuk do të rriten.

Sakaq, ai nënvizoi se Shqipëria shet energji elektrike në kushtet kur shirat janë të shumta dhe kapacitetet mbajtëse nuk janë ato të nevojshme. Gjithashtu ai tha se OSHEE nuk e blen energjinë në bursë, por në tregje të lira dhe në periudha që energjia elektrike është më e shtrenjtë. E po ashtu, ai nënvizoi se energjia elektrike e importuar nga vendet e tjera, ka të përfshirë edhe koston e transportit.

Fondi i garancisë prej 200 mln euro e vendosur nga qeveria për OSHEE për përballimin e kësaj situate, nuk mund të përdoret plotësisht sipas Çelës, por vetëm në raste nevoje.

 

Pjesë nga biseda:

Si është situata energjetike sot që flasim. Si po garantohet furnizimi me energji?

Adrian Çela: Ne jemi në fazën, që në fillim të kësaj jave mbyllëm pjesën e importit për këtë javë. Jemi duke bërë një kombinim të sasisë që ofron KESH-i kompanitë private dhe pjesa tjetër furnizohet nga importi. Importin e energjisë se bën OSHEE. Do të dalim sërish në ankand, por para se të bëhet kjo do të bëhet llogaritja dhe do të dalim në import. Deri nesër do të jemi të gatshëm për të dalë për ankandin. Ka një vështirësi për të garantuar sasitë e importit, që me afrimin e dimrit do të rritet, pasi edhe reshjet do të jenë më të shumta. Me afrimin e reshjeve rritet dhe energjia e brendshme. Në tre mujorin e vjeshtës, niveli i prodhimit të brendshëm dhe HECE-t private gjatë muajve të verës dhe shtatorit, me rifillimin e reshjeve, që vjeshta mund t’i sjellë në tetor, nëntor, ose dhjetor. Në historikun e këtyre viteve të fundit, reshjet janë më të spostuara. Ne jemi duke marrë të gjitha masat. Qeveria me urdhër të kryeministrit, është krijuar dhe komiteti ndërinstitucional që kryesohet nga zv. kryeministri. Është në aktivitet të përditshëm. Jemi në kontakte të vazhdueshme dhe me parterë ndërkombëtare për të siguruar energjinë. S’është vetëm problemi i çmimit. Ne po marrim të gjitha masat dhe dua të garantoj qytetarët që do të bëhet maksimalja për të garantuar energjinë.

Rama pranoi që energjia nuk është sekret që blihet më shtrenjtë se sa shitet. A mund të japim detaje më shumë?

Adrian Çela: Mund të jap një shifër, sepse abuzohet shumë. Kur kasaktat e Drinit prodhojnë nga janari deri në qershor, në atë periudhë, edhe vendet e rajonit kanë rezerva, sepse periudha është e tillë. KESHI shet energji elektrike nga janari e deri në qershor. Pas datës 11 qershor, KESHI nuk ka shitur. Shitja ka ndodhur në momentin që ka pasur mbingarkesë prodhimi uji. Në atë periudhë të vitit ka pasur çmime të ulëta. Kur ne dalim në treg për të kërkuar energjinë, sigurisht që ka mungesa, prandaj dhe çmimi është më i lartë. Nuk është shitur energjia se përse kishte qejf administratori, por ka një rregullore që e vendos një komitet teknik që e menaxhon. Ajo vendoset nga niveli i prurjeve, kaskadës.

Në Kuvend është prezantuar një projektligj, një kredi që OSHEE do të marrë 70 mln euro?

Adrian Çela: Kjo kredi është negociuar në maj-qershor të vitit të kaluar dhe është ndarë në 2 lote. 55 mln janë për impaktin që kompania pati gjatë COVID-it, sepse edhe ne u goditëm. Që në mars, që kaluam në bllokim, ndryshoi struktura e konsumit. Ne kemi 48% të konsumit familjar dhe 52% është konsumi i biznesit. 9.5 lekëshi është tarifë e subvencionuar. Për këtë arsye, ne bëmë një studim dhe analizë dhe u vendos që ata të na mbështetshin me këtë kredi për të mbuluar gropën financiar. 15 mln euro do të vendosen për të nënstacionin e Tiranës, sepse ky projekt është për herë të parë që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Rajon, do të jetë e nëndheshme. Qenia e BERZH-it është dhe garanci për të bërë një proces jo vetëm prokurimi transparent, por edhe garanci për të thërritur kompanitë më të mira dhe të shpallet më pas fituesi. Në 2014-n, me luftë të madhe, me dyshime, më në fund Banka Botërore pranoi të mbështeste me financim. Sot veç bankës, kemi BERZHI-n, dhe kemi shumë operatorë të huaj që na ndihmojnë. Ne i kemi dhënë besueshmërinë këtyre institucioneve për të bashkëpunuar dhe mbështetur në të ardhmen.

Akuzat e opozitës…

Adrian Çela: E para e punës opozita bën një krahasim, se është kthyer në refrenin e ditës blerja e energjisë. Blerja e energjisë bëhet në platformë ankandi. Nëse para 2013 bëhej me zarfe, ishin tre kompani që zotëronin 95% të tregut, ndërsa sot janë shumë kompani pjesëmarrëse, e që marrin pjesë në ankande. Këta bëhen në mënyrën më trasnparence të mundshëm. Ne nuk reaguam, sepse nuk merremi me përralla. Ftuam mediat për të parë procedurën. OSHEE nuk ka asnjë kompetencë, ne vetëm hapet ankandi. Po ashtu ata marrin si referim bursën. Por ne nuk blemë në bursë, sepse ne nuk jemi në bursë pasi kërkon garanci financiare të gatshme. Në 4 vitet e fundit kemi pasur vetëm 2018 vit të lagshëm, ndërsa vitet e tjera kanë qenë të thata. Në koto vite pati kompania pati goditje 200 mln euro. Por kompania në këtë rast duhej të rriste koston. Por kompania e mbajti këtë kosto vetë, duke ndërprerë investimet. Energjinë nuk e blemë në bursë, por energjia po të vij nga andej këtu, a ka kosto? Ka, se pse vjen nga Hungaria, Austria etj. Është një tymnajë e gjitha. Edhe PD e ka blerë me zarfe, por se ka blerë asnjëherë në bursë. Çmimet në bursë janë indikative. Ata ose nuk e dinë, ose e bëjnë të qëllimshme.

Sot kreu i PD, akuzoi se qeveria ka marrë 200 mln euro borxhë për të mos ndjerë krizën e energjisë elektrike?
Adrian Çela: Kjo është për të hapur ‘overdrive’, një garanci sovrane 100 mln është se çfarë do të përdoret më 31 dhjetor dhe pjesa tjetër shuhet automatikisht, sepse mund të ketë reshje dhe ndryshon situata. Garancia sovrane jepet për të pasur garanci të nevojshme. Sot kur kërkesa është shumë më e shtrenjtë dhe ka mangësi, ne e dimë që do e marri i pari ai që ka likuiditet. Nëse nuk do të na duhet ajo (garancia sovrane) nuk përdoret, do të përdoret kur të jetë e nevojshme.

Nëse ndodh që shqiptarët të mos e ndjejnë vëretë këtë situatë? Po përse kryeministri paralajmëroi krizën?
Adrian Çela: Unë thash ato që ka thënë dhe kryeministri. Ai ka paraqitur një skenë që ka thënë që abonentët që janë të lidhur me tension të ulët nuk i preket tarifa. Që do të thotë se janë rreth 800 mijë abonentë me tension të ulët. Biznesi i madh ka një proces që ka nisur. Shumica e tyre e blenë vetë energjinë elektrike. Programi ishte dhe ka nisur investimi, për instalimin e platformave për bizneset që janë në intensitet të mesëm. Kjo është një proces reforme që është në unison me partnerët ndërkombëtarë.

Kryeministri Rama ka thënë që shqiptarët nuk do të preket nga energjia elektrike? Po kush do e ndjejë këtë krizë?

Adrian Çela: 
Kriza kryesore është mungesa e energjisë në treg. Unë di të them se cila është skema dhe suporti që kompania do të bëjë. kompania do të garantojë furnizimin pa prekur tarifën. Pa diskutim jemi duke shfrytëzuar të gjithë instrumentet që ka kompania dhe qeveria për të garantuar furnizimin e pandërprerë dhe cilësor. Shiu mirë se të vijë edhe reshjet, por ne duhet të jemi të përgatitur për të gjithë skenarët. Për këtë arsye qeveria jep garancinë sovrane. Nuk mund të bëjmë hapa mbrapa. Nuk mund të bëhen parashikime të sigurta. Në 2019-a ishte vit i thatë, edhe 2020 po ashtu. Në rast se ne në nëntor dhjetor 2019 do të kishim blerë energji për 2020, kompania do të humbte miliona euro, për shkak të COVID-it. Sistemi i energjetik i shqiptarëve duhet 1.6 mld euro investime.

A do të ketë kërkesë zyrtare të OSHEE për rishikimin e çmimit?

Adrian Çela: Tarifa e tensionit të ulët nuk do të preket. OSHEE do të garantojë çmimin për klientët me tarifë të kontrolluar, atyre nuk i preket. Pjesa tjetër është treg i lirë. Megjithatë edhe për ata, ka një kompani që do të jetë në treg dhe kjo është garë, është treg.