MENU
klinika

Do hapen 519 kuti votimi

KQZ hedh shortin. Celibashi: Verifikim të të gjithë procesit

14.10.2021 - 15:52

Në të njëjtën kohë kur në Parlament Lulzim Basha kërkonte ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve hidhej shorti elektronik për hapjen e 519 kutive, process i cili mund të hedhë dritë mbi parregullsitë që mund të kenë ndodhur me 25 Prill.

Celibashi: Ky proces konsiston ne verifikim e dokumentacionit zgjedhor dhe materialit zgjedhor, fleteve te votimit te qendrave te votimit do te dalin nga procesi i shortimit sot. Per çdo zone te administrimit zgjedhor do te jene 10 përqind e qendrave te votimit qe do i nënshtrohen këtij procesi. Ne përfundim te këtij procesi do prodhohet një raport ne baze te së cilit do kemi te krahasuara te dhënat qe përfitohen nga ky proces me te dhënat qe janë përfituar gjate procesit te numërimit ne 25 Prill.

Interesi i përfaqësuesve ligjor të Partisë Demokratike për procesin që prodhoi rreth 80 mije flete të pavlefshme mungoi sërish, ndërsa LSI kishte marr masat që përfaqësuesi i saj ligjor të mos mungonte.

Krahas 519 kutive te votimit në skaner do te kalojnë edhe funksionimi i pajisjeve te identifikimit dhe votimit elektronik të zgjedhësve.

Celibashi: Nesër fillojmë me procesin e verifikimit pas-zgjedhor nesër ne ora 12.

Procesi i rinumërimit nuk do te ketë ndikim mbi rezultatin e certifikuar te 25 Prillit, por mund të çojë në burg numëruesit dhe komisionerët që konstatohet se kane shkelur ligjin.