Lija e dhenve
Secili nga ne ka njohuri të mjaftueshme për këto skuqje virale, të cilat mund t’i kenë kaluar më parë vetë. Ju mund të keni ethe ose dhimbje të fytit para se të shfaqen pikat e kuqe me kruajtje që shfaqen në të gjithë trupin tuaj.
Është një sëmundje ngjitëse, kështu që është më mirë të qëndrohet në shtëpi derisa të gjitha plagët të kalojnë. Asnjëherë mos i jepni aspirinë një fëmije me li.
Kjo mund të shkaktojë sindromën e ‘Reye’, e cila është e rrallë, por serioze sepse prek trurin dhe mëlçinë dhe mund të shkaktojë deri edhe vdekje të fëmijës.
Herpesi
Sapo të keni kaluar virozën ndodh që virusi mund të jetojë brenda trupit tuaj. Më vonë, ai mund të kthehet si herpes, si puçrra me lëng, të skuqura, të dhimbshme. Ka shumë të ngjarë që t’i kesh ato edhe kur të rritesh. Virusi është ngulitur në to. Kontaktet me virusin nuk mund t’ju japin herpes të drejtpërdrejtë.
Molluscum Contagiosum
Nëse shikoni puçrra të kuqërremta, me një gungë në pjesën e brendshme të saj dhe e ngacmoni, ju mund ta përhapni virusin në vende të tjera në trupin tuaj. Ju gjithashtu mund ta merrni atë nga lëkura e dikujt tjetër.
Sportistët mund ta marrin atë nga peshqirët që përdorin dhe nga djersitja. Molluscum Contagiosum mund të largohet, ose doktori juaj mund të sugjerojë një krem.
Sëmundja e pestë
E quajtur edhe ‘Erithema infectiosum’, është më e zakonshme te fëmijët. Ju keni një skuqje në fytyrë që duket si një faqe e goditur. Gjithashtu mund të keni ethe dhe dhimbje në trup.
Ju mund ta merrni atë nga spërklat në frymën e një personi të infektuar. Zakonisht zgjat në 5-10 ditë, por skuqja mund të rikthehet pas disa javësh.
Plagët në buzë dhe mukoza
Ju sigurisht nuk mund ta pëlqeni pamjen e këtyre plagëve të kruajtshme, të dhimbshme në gojë dhe buzë. Ata vijnë nga një virus (HSV-1) që shumica e të rriturve, por edhe fëmijët e marrin nga spërklat e një personi të infektuar.
Gjendja e sëmundjes zakonisht bëhet mirë, por mjeku mund të sugjerojë barna ose kremra antivirale për të ndihmuar në përshpejtimin e shërimit. Virusi qëndron në trupin tuaj dhe mund të shkaktojë shpërthime kur jeni i sëmurë, i shqetësuar ose i lodhur.
Herpes gjenital
Ju mund ta merrni atë nga marrëdhënie seksuale ose nga seksi oral. Organet gjenitale mund të skuqen, të dhembin ose të djegin, përpara se të zhvillohen plagët e dhimbshme dhe të mpiksura. Ato qëndrojnë 7-10 ditë përpara se të bëhen kruste.
Virusi qëndron në trupin tuaj edhe kur nuk keni simptoma. Përdorni një prezervativ për të zvogëluar mundësinë që të infektoheni nga virusi.
Sëmundje të buzëve, të këmbës dhe të gojës
Ju shfaqet një skuqje e dhimbshme, por jo kruarje në duar dhe këmbë, por mund të këtë edhe flluska, apo plagë brenda gojës.
Fëmijët nën moshën 10 vjeç e marrin më shumë, shpesh nga shenja e një personi të infektuar. Pas kësaj, shumica e njerëzve krijojnë rezistencë. Zakonisht ai pastrohet vetvetiu brenda 7-10 ditëve.
Rubeola
Nëse nuk jeni i azhornuar në vaksinimet tuaja, ky virus mund të shkaktojë një skuqje të lehtë, në rozë, që fillon në fytyrën tuaj dhe përhapet në pjesët e trupit. Zhduket në të njëjtën mënyrë.
Ju gjithashtu mund të ndiheni pak të sëmurë dhe të keni një dhimbje koke. Ju mund të infektoheni nga një person që e ka këtë sëmundje, gjatë kontaktit me ta, kur ata kolliten ose tështijnë pranë jush. Po kështu ju do të keni dhe shenjat e virozës.
Fruthi
Vaksinat e bëjnë këtë një sëmundje të rrallë në SHBA. Por fruthi ende vret më shumë se 100,000 njerëz në mbarë botën, shumica nën moshën 5 vjeç. Mund të keni një kollë të thatë, dhimbje të fytit, hundë të lëngshme dhe ethe.
Pastaj trupi fillon të mbushet me pika të kuqe afër me njëra-tjetrën. Një shenjë paralajmëruese janë pika të vogla të bardha, në buzën brenda gojës ose në faqe të quajtur pika të Koplikut. Kontaktoni me mjekun tuaj nëse këto simptoma i shfaqen familjarit tuaj.
Roseola (Sëmundja e gjashtë)
Zakonisht infekton fëmijët ndërmjet 6 muaj dhe 2 vjeç. Shpesh fillon për disa ditë me dhimbje të fytit, hundë që rrjedhin, kollë, temperaturë e lartë dhe shpesh ndodh një skuqje. Kjo skuqje fillon në trung dhe përhapet kudo.
Pikat bëhen të bardha nëse i prekni. Vizitoni mjekun nëse fëmija ka ethe dhe temperatura kalon 39°C ose skuqja nuk përmirësohet brenda 3 ditëve.
Acrodermatiti (Sindromi Gianotti-Crosti)
Fëmijët në mes të 9 muajve dhe 9 viteve shpesh e marrin këtë skuqje të rëndë. Ai shpërthen në krahë, këmbë dhe ndonjëherë me flluska. Infeksionet virale si hepatiti B, Epstein-Barr ose cytomegalovirus mund ta shkaktojnë këtë sëmundje.
Simptoma të tjera përfshijnë hundë që rrjedhin, dhimbje të fytit dhe ethe. Skuqja zgjat nga 10 ditë në disa javë. Zakonisht kalon vetvetiu, por mjeku mund të sugjerojë përdorimin e një kremi.
Mononukleoza
Mononukleoza ose “sëmundja e puthjes”, përhapet përmes pështymës. Ju gjithashtu mund të merrni virusin nga një teshtimë ose kollë ose ushqim të përbashkët. Adoleshentët e marrin atë më shpesh.
Nëse skuqja juaj vjen me ethe, dhimbje të fytit ose nyje limfatike të fryra në qafë ose në sqetull, mund të jetë një shenjë e “mononukleozes” ose ndonjë infeksioni tjetër viral. Ju duhet ta trajtoni atë duke pushuar, me lëngje dhe medikamente kundër dhimbjes. Bisedoni me mjekun tuaj për simptoma të pazakonta.
Zika
Shumica e njerëzve që infektohen nuk kanë simptoma. Por mund të keni ethe, dhimbje koke, dhimbje të përgjithshme dhe të muskujve, gjithshtu një skuqje të lëkurës në trup dhe rreth syve.
Ky infeksion merret nga pickimi i një mushkonje Aedes, që gjendet në të gjithë botën, ose nga gjaku i një personi të infektuar, nga sperma ose lëngje të tjera gjatë aktit seksual.
Nuk ka trajtim specifik, por lëngjet dhe barnat mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave.